• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
GJERMANI/ Konservatorët e Angela Merkelit kundërshtojnë ndryshimet në marrëveshjen e koalicionit
Home
Europë

GJERMANI/ Konservatorët e Angela Merkelit kundërshtojnë ndryshimet në marrëveshjen e koalicionit

15 January, 2018 Redaktor1 Europë, Nderkombetare

Konservatorët e Angela Merkelit përjashtojnë ndryshime në marrëveshjen paraprake për koalicionin qeveritar.

Konservatorët e Angela Merkelit kanë deklaruar se nuk do t’u bëjnë më lëshime të tjera socialdemokratëve, përpara se të nisin negociatat zyrtare për qeverinë. Delegatët e SPD do të votojnë javën e ardhshme për marrëveshjen me konservatorët.

Përballë mosmarrëveshjeve të brendshme të socialdemokratëve gjermanë pro dhe kundër koalicionit të madh qeveritar, kanë reaguar tani konservatorët. Disa përfaqësues të CDU-së dhe të simotrës bavareze CSU kanë refuzuar prerazi që t’i plotësojnë dëshira të tjera SPD-së.

Bisedimet nuk qenë lojë

“CDU/CSU dhe SPD ishin në bisedime serioze dhe nuk po luanin rozarozina”, deklaroi zëvendëskryetari i CDU-së, Thomas Strobl. “Ajo për të cilën kemi rënë dakord së bashku është e vlefshme”, tha ai. Strobl shtoi se gjithçka që nuk është diskutuar gjatë javës së bisedimeve paraprake “nuk do të bëhet pjesë e marrëveshjes së koalicionit”.

Ndërkohë, zëvendëskryetarja tjetër e CDU-së, Julia Klöckner shkroi në rrjetin e twitterit se partia e saj mbështetet në ato që janë diskutuar me socialdemokratët. “Gjithçka u diskutua si paketë, tani nuk shkon të zgjedhësh atë që të pëlqen”.


Julia Klöckner

Klöckner shtoi më tej se ata persona të grupit të bisedimeve paraprake nga Partia Socialdemokrate që kërkojnë pak orë më pas ndryshime masive, i nxjerrin vetes vetë një dëftesë te keqe”. Deputetë socialdemokratë thanë se shpresojnë ende që partitë të bien dakord për një skemë tjetër të re të sigurimeve sociale dhe për kontrata pune pa kufizime kohore e t’i diskutojnë këto në sondazhe të tjera me CDU dhe CSU-në. Kërkesa për të bërë korrigjime pati edhe në fushën e migrimit dhe të refugjatëve.

Söder: “Natyrisht që vlejnë të gjitha”

Më parë, kryetari i grupit të CSU-së në Bundestag, Alexander Dobrindt u kërkoi socialdemokratëve që t’i japin fund kritikës së tyre për bisedimet e sondazhit. Dobrindt i quajti këto kritika në një prononcim për gazetën “Bild am Sonntag” “një kryengritje xhuxhash”. Rezultatet e bisedimeve paraprake nuk janë më të negociueshme, shtoi ai.

Edhe ministri i Financave të Bavarisë, Markus Söder (CSU) tha se “marrëveshja e bisedimeve paraprake, për të cilën ranë dakord të gjitha delegacionet, me 28 faqe është thuajse një marrëveshje koalicioni”, shtoi kryeministri i ardhshëm i Bavarisë. Edhe socialdemokratët arritën shumë në bisedime. Ai bëri thirrje që kongresi i ardhshëm i SPD-së të japë dritë të gjelbër për bisedimet e koalicionit.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjici: Turp për Fenerbahçen, trajnerë si Pakult janë të rrallë
Previous article Mourinho: Sanchez? Nëse do të na jepet një mundësi, do luftojmë për ta kapur

Redaktor1

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT