• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vjedhja në Fier, flet kryefamiljari: Pashë derën e shqyer dhe direkt më shkoi mendja tek…
Home
Aktualitet
Kronikë

Vjedhja në Fier, flet kryefamiljari: Pashë derën e shqyer dhe direkt më shkoi mendja tek…

14 January, 2018 k.autor Aktualitet, Kronikë

Ruanin në shtëpi të ardhurat e dy djemve në emigracion, vjedhësit ua marrin bashkë me kasafortën.
Një vjedhje spektakolare ka ndodhur mesditën e së premtes në qytetin e Fierit, ku autorët janë larguar duke marrë me vete një shumë të konsiderueshme monetare. Vjedhja ka ndodhur në një banesë në qendër të Fierit, në një apartament në katin e dytë të një pallati që ndodhet në lagjen “Kryengritja”.

Në bazë të informacioneve që jepen nga ana e Policisë së Fierit, bëhet me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona. Pasi kanë arritur të hapin derën e blinduar të apartamentit duke mos krijuar dyshime te fqinjët e tjerë, vjedhësit kanë hyrë brenda dhe janë larguar bashkë me kasafortën ku familja ruante të ardhurat e dërguara nga dy djemtë në emigracion.

Dy kryefamiljarët jetonin të vetëm, ndërsa ditën e ngjarjes në bazë të deklarimit të dhënë para oficerëve të Policisë, kishin dalë nga shtëpia rreth orës 13:00 dhe janë kthyer pas 7 orësh. Burime nga Policia, tregojnë se burrë e grua kanë dalë nga shtëpia rreth orës 13:00 dhe janë kthyer rreth orës 20:00. Kur kanë konstatuar se dera e shtëpisë ishte e hapur, ata kanë lajmëruar Policinë.

“Na kanë vjedhur 10.000 euro dhe 550.000 lekë, që i mbanim në kasafortë në banesë. Nuk e dimë ekzaktësisht orën e kur ka ndodhur, por bashkë me gruan dolëm nga shtëpia si zakonisht në orën 13:00 për të shkuar në punë dhe jemi kthyer në orën 20:00. Kur u kthyem, vërejtëm që dera ishte e hapur dhe nuk kishte shenja dëmtimi, por brava ishte e shqyer. Na shkoi direkt mendja te paratë dhe kontrolluam menjëherë për kasafortën, por nuk ishte në shtëpi”, ka rrëfyer 56-vjeçari K.M. në Komisariatin e Policisë së Fierit lidhur me ngjarjen.

Nga hetimi paraprak rezulton se autorët kanë pasur dijeni lidhur me praninë e shumës së parave dhe kasafortën, që ndodhej në këtë banesë. Ndërkohë, fakti se apartamenti ndodhet në katin e dytë të një pallati, ngre dyshimet se autorët e vjedhjes, që kanë hapur derën, duket nuk kanë përdorur forcë për hapjen e saj, pasi mund të diktoheshin nga fqinjët, shtojnë burimet.

Ndërkohë autorët janë treguar të kujdesshëm për të mos lënë gjurmë në dyer apo nëpër mobilie të shtëpisë. Burime tregojnë se ata janë treguar profesionistë në këtë vjedhje çka u lë të dyshojnë se janë marrë edhe me vjedhje të tjera në qytet. Familja e dëmtuar, e cila i ka dy djemtë në emigracion ka treguar se ato para ishin kursimet e fëmijëve të tyre. Ata kanë dhënë edhe emra, të cilët mund të kishin dijeni për shumën e parave që gjendej në banesë./Panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rush: Salah, më i mirë se Messi dhe Cristiano. Nuk befasohem nëse dikush ofron 225 mln euro
Previous article DORIAN KOÇI/ Armët e Marko Boçarit në Paris!

k.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen Aktualitet

PROTESTA/ Rrugët e Tiranës plot me qytetarë që marshojnë me thirrjet: Rama, jep dorëheqjen

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit Aktualitet

"U THA SHOKËVE SE KA FITUAR 500 MIJË EURO"/ Detaje të reja rreth zhdukjes së Eglantit

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas Aktualitet

SHAU DHE HYRI MES PROTESTUESVE ME PITBULL/ Kush është djali i ish-deputetit të PS që bëri turmën t'i vihej pas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT