Kriza ka prekur qytetarët e varfër të Stambollit dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë në radhë para kioskave para se të zbardhë dita për të blerë bukë të lirë.
Një qytetar që priste bukën të vinte para bufesë në muzg tha se nuk kishte parë diçka të tillë që kur ka lindur para 76 vjetëve.
“Kemi humbur para, është turp pasi kemi bërë kaq shumë përpjekje. Unë jam 76 vjeçar, kam punuar shumë, nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, tha ai.
Një tjetër shtetas tjetër turk 77-vjeçar, i cili donte që këto pamje t’u shfaqeshin atyre që nuk besojnë në radhët e bukës së popullit, tha se “Dje këtu në mesditë ka pasur një radhë prej 150 metrash”.
Kriza ekonomike ka përfshirë shtetin turk prej disa muajsh pas rënies së lirës turke dhe rritjes së inflacionit.


