• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK DUA NJERËZ TË RREMË NË FUNERALIN TIM”/ Ja fjalët që një grua shkroi në nekrologjinë e saj
Home
Jetë

“NUK DUA NJERËZ TË RREMË NË FUNERALIN TIM”/ Ja fjalët që një grua shkroi në nekrologjinë e saj

4 December, 2021 s.autor Jetë

Doña Må Paz Fuentes Fernández la të shkruar të zezë mbi të bardhë dëshirat e saj të fundit, lidhur me atë se kush mund të merrte pjesë në funeralin e saj dhe kush jo.

Në fakt, ajo ia besoi dëshirat e saj një gazete që kishte marrë përsipër botimin e nekrologjisë, në të cilën ajo specifikonte qartë personat që mund të merrnin pjesë në varrimin e saj.

Në njoftimin e saj, i cili zakonisht postohet nga të afërmit e të ndjerit për të lënë fjalë të bukura si ngushëllime për të ndjerin, Doña Må Paz Fuentes Fernández dha një konotacion krejtësisht të ndryshëm. Në nekrologji ajo shkroi: “Duke ndjekur parimet e mia dhe mënyrën time të veçantë për të thënë gjërat, u organizova”.
Më pas teksti i nekrologjisë vazhdon me një listë të vogël me emrat e personave që, megjithëse nuk kanë lidhje me të, mund të merrnin pjesë në varrimin e saj. Gruaja argumentoi vendimin e saj:

“Duke qenë se familja ime ka kohë që nuk jeton më, imponoj vullnetin tim të fundit që vetëm ata që përmend më poshtë të mund të marrin pjesë në varrimin tim, në morg, në kishë dhe në varreza”.

Në total ajo renditi vetëm 16 persona në listën e njerëzve që mund t’i jepnin lamtumirën e fundit dhe më pas e mbyll mesazhin e saj me fjalët: “Për pjesën tjetër të njerëzve që nuk treguan kurrë interes për mua dhe jetën time, dëshiroj që të vazhdojnë si më parë”.

Deklaratat e saj u bënë menjëherë virale, pasi mënyra e saj e sinqertë dhe e drejtpërdrejtë për t’i thënë gjërat tërhoqi interesin e web-it, i cili komentoi me fjalë nderimi nekrologjinë e nënshkruar nga zonja. Madje, disa kanë thënë se ndershmëria e saj është për t’u admiruar: nëse të afërmit, miqtë, të njohurit e saj nuk kanë qenë pranë saj, duke e mbështetur dhe inkurajuar në momentet më të vështira të jetës së saj, nuk e meritojnë të jenë pranë saj në lamtumirën e fundit.

Edhe pse disa përdorues të internetit nuk ishin dakord me mënyrën pothuajse mizore të thënies së dëshirave të saj, ata thanë se i kuptonin motivet e saj dhe në një farë kuptimi ranë dakord të pajtoheshin me të. Për më tepër, disa kanë përsëritur se në jetë nuk ka nevojë të qash për të dashurit pasi ata kanë vdekur, duhet t’i përqafosh dhe duash kur ata janë gjallë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TALLET NE RAGNICK/ Tuchel: Do kenë dashur të më shkarkojnë…
Previous article HETIME KUNDËR JUVENTUSIT? Allegri: Nuk jam unë ai që duhet të komentoj

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT