• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ CNN me “dorë të hekurt”, pezullon gazetarin se ndihmoi të vëllanë guvernator
Home
Jetë

AKUZA PËR NGACMIM SEKSUAL/ CNN me “dorë të hekurt”, pezullon gazetarin se ndihmoi të vëllanë guvernator

1 December, 2021 s.autor Jetë

Rrjeti televiziv CNN tha të martën se po pezullon për një afat të pacaktuar gazetarin Chris Cuomo pasi dolën në pah detaje se ai kishte ndihmuar vëllanë e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai përballej me akuza për ngacmim seksual.

CNN tha se dokumentet e lëshuara nga prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut të hënën tregonin për një rol më të madh të tij në ndihmë të të vëllait nga sa ishte në dijeni televizioni më parë.

“Si rezultat i kësaj, ne e kemi pezulluar Chris-in për një afat të pacaktuar, në pritje të vlerësimit të mëtejshëm,” tha rrjeti televiziv.
Gazetari i CNN-it kishte kërkuar informacion nga disa burime mbi akuzueset e vëllait të tij dhe ia kishte kaluar informacionin personelit të guvernatorit, si edhe kishte qenë aktiv në hartimin e përgjigjeve ndaj akuzave, sipas e-maileve dhe një transkripti të dëshmisë së tij përpara hetuesve që punojnë për Prokuroren e Përgjithshme të shtetit, Letitia James.

Zoti Cuomo e kishte pranuar më parë se kishte folur me vëllanë e tij dhe e kishte këshilluar kur guvernatori u përball me akuzat për ngacmim që çuan në dorëheqjen e tij. Por informacioni i publikuar më 29 nëntor zbuloi shumë më tepër detaje rreth asaj që ai kishte bërë.

Andrew Cuomo dha dorëheqjen në gusht për t’iu shmangur një gjyqi të mundshëm për shkarkimin e tij, pasi një hetim i udhëhequr nga zyra e zonjës James zbuloi se ai kishte ngacmuar seksualisht të paktën 11 gra.

Programi i zotit Cuomo, që transmetohet në orën 21:00 me orën lokale të Nju Jorkut nga e hëna deri të premten, është shpesh emisioni më i ndjekur i ditës në CNN.
Chris Cuomo e kishte intervistuar vëllanë e tij Andrew disa herë në emisionin e tij gjatë dy muajve të parë të epidemisë së COVID-19. Intervistat ishin shumë të ndjekura nga shikuesit, megjithëse shkelnin politikën e CNN-it që zoti Cuomo nuk duhej të raportonte për vëllanë e tij.

Chris Cuomo ishte konsultuar shpesh me ndihmësit e vëllait të tij kur Andrew po përballej me akuzat majin e kaluar dhe ndonjëherë nuk pajtohej me këshillat e tyre.

“Bëhet fjalë për vëllanë tim dhe unë po përpiqem ta ndihmoj atë në një situatë në të cilën ai më tha se nuk kishte bërë asgjë të keqe,” dëshmoi zoti Cuomo korrikun e kaluar para hetuesve të zyrës së prokurores së përgjithshme.

Ai ka thënë se nuk kishte bërë asgjë për të ndikuar tek mbulimi i ngjarjes nga rrjeti i tij.

Cuomo tha gjithashtu se ai kishte kontaktuar gazetarë të tjerë për të marrë vesh nëse ata po shkruanin për vëllanë e tij. Ai e pranoi se nuk e kishte informuar CNN-in se po e bënte një gjë të tillë dhe tha se i karakterizonte veprimet e tij si asgjë të pazakontë për një gazetar.

Kritikët i kanë bërë thirrje CNN-it që të ndërmarrë masa pas publikimit të detajeve.
Cuomo, jurist me profesion, është 13 vjet më i ri se Andrew Cuomo, për të cilin ka thënë se është miku i tij më i mirë. Ata janë djemtë e ish-guvernatorit të Nju Jorkut, Mario Cuomo, i cili shërbeu në atë detyrë nga viti 1982 deri në vitin 1996.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDJEJA SE MUND TË KISHTE NJË DASHURI PËRRALLASH"/ Arbana Osmani mesazh Bora Zemanit: Unë si grua...
Previous article VRASJA E MATEOS/ Dy djem me kapuça i vënë flakën shtëpisë së autorit, ja çfarë kapën kamerat (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT