• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ISH KREUT TË VELIPOJËS/ Klodiana Lala: Pashko Ujka vuante nga një sëmundje e rëndë
Home
Aktualitet
Kronikë

EKZEKUTIMI I ISH KREUT TË VELIPOJËS/ Klodiana Lala: Pashko Ujka vuante nga një sëmundje e rëndë

30 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala ka folur në emisionin “Open” për ngjarjen e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në qytetin e Shkodër, ku u vra ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e kësaj të hëne (29 nëntor 2021) teksa shëtiste me bashkëshorten e tij në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit. Gazetarja Lala bën me dije se pista ku po heton policia ka të bëjë me mbajtjen e borxheve.

Ndër të tjera, Lala thotë se do të hetohet edhe problematikat që ka patur në të kaluarën për shkak të posteve që ka mbajtur, një ndër to si kreu i Komunës së Velipojës ku nuk kanë munguar çështjet e ndryshme për pronat.

“Bëhet fjalë për një autor të vetëm. Bëhet fjalë për një person që mund të çojnë në identifikimin e tij po nuk mund të flasim për emër konkeret. Pista e hetimit është e borxheve.

Vuante nga një sëmundje e rëndë dhe dilte çdo ditë në të njëjtin orar për të shëtitur për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Shoqërohej nga gruaja, apo dhe vëllezërit e tij.

Shihet edhe mbajtja e posteve që ka pasur. Ka pasur dhe herë të tjera që është vënë në shënjestër të atentateve. Familjarët kanë bërë thirrje që të dhurojnë gjak por fatkeqësisht nuk e mbajtën dot në jetë.

Dëshmitare është bashkëshortja por nuk ka dhënë detaje për shkak të traumës por edhe nuk ka kuptuar se çfarë ka ndodhur kur është rrëzuar në tokë. Duke qenë zonë e populluar, ka kamera por po hetohet për një vrasje që ka të bëjë me borxhet dhe problematikat që ka pasur në të kaluarën ish deputeti me postet që ka mbajtur.

Kishte kohë që ishte larguar nga postet shtetërore. Konfliktet më të shumta vinin sepse mbante postin e kryetarit të komunës së Velipojës. Është zgjedhur silenciatori për të mos tërhequr vëmendjen dhe është gjetur mënyra që të mos shmangej.

Fakti që policia dhe grupi i hetimit ka kthyer sytë nga e kaluara tregon se mund të jetë një autor i dyshuar për të treja ngjarjes. Është ngjarje e rëndë prej profilit të viktimës dhe vendit ku është zgjedhur të kryhet ekzekutimi. Dosjet e mëhershme do i vijnë në ndihmë grupit të hetimit.

Tirana Durrësi e Shkodra konsiderohen si njolla të zeza. Duke qenë se ka ndodhur në sy të shumë dëshmitarëve dhe ka pasur edhe më herët atentate e sulme ndaj tij, mendoj se policia do shkoj drejt një hetimi”, tha Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO VJEN VARIANTI I RI/ Mjeku Sulçebe: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje
Previous article BALLON D’OR 2021/ Fjalët e para të Messit pas fitimit të “Topit të Artë”, ka një urim të veçantë për Lewandowskin

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT