• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PO VJEN VARIANTI I RI/ Mjeku Sulçebe: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje
Home
Sociale

PO VJEN VARIANTI I RI/ Mjeku Sulçebe: Nuk do të ngelet njeri pa u infektuar, keni vetëm një zgjidhje

30 November, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Varianti i ri i COVID-19, Omicron që po trondit botën ka shkaktuar shqetësim të madh te të gjitha vendet, pasi po përhapet me shpejtësi. Mbrëmë i ftuar në emisionin “Log.” në “ABC” mjeku i njohur Genc Sulçebe u shpreh se rreziku nga varianti i ri është që virusi të përhapet me shpejtësi dhe të mos ngelë askush pa u infektuar. Zgjidhja e vetme sipas tij është vaksina.

“Janë variante të pritshme. Mutacioni i ri është i pesti, i cili ka shumë mutacione, mbi 30 ndryshime në strukturën e tij krahasuar me variantin origjinal. Jo vetëm ata që janë me HIV por edhe mangësi të tjera, virusi do kohë të eliminohet, me javë, në organizëm dhe rrit mundësinë të pësojë ndryshime, bëhet më i përshtatshëm dhe shpërndahet në individë të tjerë.

Omicron duket se ka aftësi ngjitëse më të mëdha se Delta. Ka rrezik të përhapet, të zëvendësojë Deltën, dhe të infektojë potencialisht, nuk do të ngelet njeri pa u infektuar. Këtu del puna te vaksina. E vetmja zgjidhje është vaksinimi. Nuk shpëton dot. Tani a do ta marrësh me sëmundje apo vaksinim, zgjidheni vetë” tha Genc Sulçebe.

Prof.Dr.Arben Pilaca, mjek infeksionist në Spitalin Hygeia theksoi se variante të tilla do të ketë herë pas here pasi jo e gjithë popullsia është e vaksinuar. “Shtamet e reja që do të dalin, unë mendoj se ky nuk është i fundit, do të ketë tjetër. Do të kemi surpriza të tilla mutacionesh. Tani doli i riu. Për aq kohë sa do të ketë popullsi pa imunizim, zero, do të jemi përpara kësaj situate. Bota ballafaqohet me surpriza herë pas here” tha ai.

Për epidemiologun Ilir Alimehmeti varianti i ri është afro trefish më pak ngjitës se Delta. “Do ta shohim me qetësi. Do akoma më tepër kohë për t’u parë. Ky variant gjendet me PCR ndryshe nga të tjerët që donin sekuencim gjenetik. Është më e lehtë dhe më e shpejtë. Në Afrikën e Jugut kishim edhe një tjetër variant, Beta, nuk u transmetua aq shumë në Europë” tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VERILINDJA MBULOHET NGA DËBORA/ Zbardhet Peshkopia. Mungon energjia elektrike në disa fshatra, ja situata
Previous article EKZEKUTIMI I ISH KREUT TË VELIPOJËS/ Klodiana Lala: Pashko Ujka vuante nga një sëmundje e rëndë

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shkodër 32-vjeçari

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan Aktualitet

“MASKAT I KAM QEJF…”/ 35-vjeçari hesht për grabitjen në Paskuqan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT