• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET KIBERNETIKE/ Hakerat rusë akoma aktivë. Qeveria Amerikane në rrezik
Home
Nderkombetare

SULMET KIBERNETIKE/ Hakerat rusë akoma aktivë. Qeveria Amerikane në rrezik

13 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Një firmë amerikane e sigurisë thotë se hakerat rusë që vodhën email-a nga Komiteti Kombëtar Demokrat gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 kanë tentuar të vjedhin informacione edhe nga Senati amerikan.

Një raport i ri nga firma e sigurimit Trend Micro, postuar në faqen e tyre të internetit të premten, thotë se hakerat krijuan faqe interneti në qershor që të duken si rrjeti i brendshëm i kompjuterave të Senatit, në një përpjekje për t’i mashtruar njerëzit të jepnin informata për të hyrë në rrjet.

Firma tha se grupi i hakerëve rusë, i njohur si Fancy Bear, është politikisht i motivuar dhe ende shumë aktiv.

Firma nuk thotë nëse operacioni që synonte të vidhte informacion në Senat kishte patur sukses. Kompania tha se ka dhënë informacion në lidhje me aktivitetet e hakerëve në Senat.

Trendi Micro tha se grupi i hakerëve “ka sulmuar organizatat politike në Francë, Gjermani, Mal të Zi, Turqi, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara që nga viti 2015. Ne pamë sulme kundër organizatave politike përsëri në gjysmën e dytë të vitit 2017”, thotë kompania.

“Këto sulme nuk kanë treguar shumë risi teknike me kalimin e kohës, por ato janë të përgatitur mirë, dhe shpesh vështirë për t’u mbrojtur”.

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë se hakerat e Fancy Bear vodhën emaila nga DNC gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, të cilat më pas iu ofruan WikiLeaks dhe u botuan./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA/ Ky është vendi ku DRONËT studiohen dhe provohen. Ka më shumë aksidente ajrore
Previous article HISTORIKE/ Bisedime mes dy Koreve për të konkurruar së bashku në Lojrat Olimpike

g.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT