• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HISTORIKE/ Bisedime mes dy Koreve për të konkurruar së bashku në Lojrat Olimpike
Home
Nderkombetare

HISTORIKE/ Bisedime mes dy Koreve për të konkurruar së bashku në Lojrat Olimpike

13 January, 2018 g.autor Botë, Nderkombetare

Koreja e Jugut ka sugjeruar formimin e një ekipi të përbashkët të hokejt për femrat me Korenë e Veriut për të konkurruar në Olimpiadën Dimërore muajin e ardhshëm, një zhvillim i mundshëm historik në marrëdhëniet ndërmjet rivalëve të hidhur.

Propozimi u bë të martën kur delegacionet nga të dy vendet zhvilluan bisedime në fshatin kufitar Panmunjom dhe u konfirmua të shtunën nga përfaqësuesi i Koresë së Veriut në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Chang Ung.

“Kjo është një temë në diskutim në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar,” u tha Chang gazetarëve në aeroportin ndërkombëtar të Pekinit. Chang po kthehej në kryeqytetin Phenian të Koresë së Veriut pas një vizite në selinë qendrore të organizatës olimpike në Zvicër. Chang nuk tha nëse Koreja e Veriut e mbështet propozimin.

Pas diskutimeve të tyre të para zyrtare në më shumë se dy vjet, të dy vendet ranë dakord të martën se Veriu do të merrte pjesë në lojëra dhe do të zhvillonte bisedime ushtarake për të përmirësuar marrëdhëniet.

Marrëveshjet u arritën në takimet e nivelit të lartë ndër-koreane të mbajtura të martën në Panmunjom, i ashtuquajturi “fshati i paqes” që shtrihet në kufirin mes të dy vendeve dhe ku u nënshkrua armëpushimi i vitit 1953 që i dha fund Luftës Koreane.

Vendet rivale kanë formuar ekipe të përbashkëta sportive vetëm dy herë më parë – të dyja herët në vitin 1991 – kur ata morën pjesë së bashku në një turne të futbollit të të rinjve dhe në një kampionat të pingpongut. Seancat e mëparshme negociuese të hartuara për të dërguar një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike nuk ishin të suksesshme.

Vendet fqinje pritet të diskutojnë më tej në lidhje me propozimin në Panmunjom të hënën pasi ranë dakord të shtunën për të mbajtur diskutime në nivel pune në anën e Koresë së Veriut të fshatit të paqes.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka sugjeruar që të mbahet një takim më 20 janar në selinë e tij në Zvicër për të diskutuar pjesëmarrjen e Veriut në lojrat, që do të zhvillohen në Pyeongchang të Koresë së Jugut./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMET KIBERNETIKE/ Hakerat rusë akoma aktivë. Qeveria Amerikane në rrezik
Previous article E sapo dalë nga dushi: Foto e papublikuar e Tunës pa makijazh ... NJË TMERR

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein Botë

SHBA GODET SISTEMET E RADARIT NË IRAN/ Teherani kundërpërgjigjet duke sulmuar me raketa Kuvajtin dhe Bahrein

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT