• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Ky është vendi ku DRONËT studiohen dhe provohen. Ka më shumë aksidente ajrore
Home
Teknologji

SHBA/ Ky është vendi ku DRONËT studiohen dhe provohen. Ka më shumë aksidente ajrore

13 January, 2018 g.autor Jetë, Teknologji

Rrafshinat e Dakotës së Veriut njihen për tokat pjellore, kullotat si dhe për nxjerrjen e naftës. Por vitet e fundit, këto fusha janë bërë edhe qendra për studimin dhe testimin e dronëve komercialë.

Lësho një dron në qiellin e Dakotës së Veriut, vështro horizontin e hapur dhe prit se çfarë mund të ndodhë. Nick Flom drejton qendrën e testimit të mjeteve robotike hapsinore.

“Kemi katër stinë të plota. Në verë temperaturat arrijnë mbi 30 gradë celsius dhe në dimër temperatura bie në minus 10 gradë. Kemi ditë me erëra të forta dhe ditë të qeta, një vend unik për të bërë prova.”

Kjo është arsyeja që Dakota e Veriut ka shpenzuar 38 milionë dollarë për të tërhequr biznesin e testimit të dronëve, përfshirë këtë park industrial civil pranë Bazës Ajrore Grand Forks. Thomas Swoyer është president i kompanisë “Grand Sky”.

“Këtu qendron vlera e Dakotës së Veriut, sepse faktori i sigurisë llogaritet tek numri i avionëve në qiell me të cilët mund të përplasesh. Sa njerëz do të preken në tokë në rast të një aksidenti? Këtu terreni është i hapur dhe i favorshëm për prova.”

E ndërtuar në vitin 2015, “Grand Sky” është fusha e parë komerciale për testim të mjeteve ajrore pa pilot. Dakota e Veriut investoi 17 milionë dollarë për kompaninë private “Grand Sky”. Parku 88 hektarësh u shërben kompanive të mëdha dhe të vogla për të kryer prova me dronët komercialë. Chris Theisen është drejtor për kërkimet.

“Ka fusha të ndryshme për përdorimin e dronëve. Nga këndvështrimi i Dakotës së Veriut, bujqësia dhe sektori energjetik mund të përdorin dronët për qëllime të ndryshme. Si për kontrollin e rrjetit elektrik, tubacioneve të gazit, drithërave e shumë gjëra të tjera”.

Nick Flom drejton qendrën e provave “Northern Plains”, një nga gjashtë pistat që përdor Administrata Federale e Aviacionit për testimet. Ai thotë se dronët do të zëvendësojnë punët e lodhshme dhe të rrezikshme dhe të krijojnë mundësi të reja. Zyrtarët shtetërorë shpresojnë që industria e dronëve do të krijojë vende pune me paga të mëdha.​

“Komandimi i dronëve ka nevojë për drejtues të mjetit dhe një personel mbështetës që kërkon njerëz të përgatitur.”

Në këtë mes ka edhe sfida. Rregulloret federale kërkon që dronët të fluturojnë drenda një rrezeje vizuale nga toka, çfarë përbën një sfidë për industrinë në rritje. Por disa muaj më parë Presidenti Trump njoftoi një nismë për të rishikuar rregullat, me synimin që të gjendet balanca mes përftimeve nga teknologjia e re dhe uljes së rreziqeve për sigurinë publike./voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANARI I TMERRSHËM/ Në SHBA ka plasur periudha e gripit. Shifra marramendëse
Previous article SULMET KIBERNETIKE/ Hakerat rusë akoma aktivë. Qeveria Amerikane në rrezik

g.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron  firmos në sektorin e inteligjencës artificiale Teknologji

MARRËVESHJA MILIONA DOLLARËSHE/ SpaceX siguron firmos në sektorin e inteligjencës artificiale

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik Aktualitet

PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Projektligj i posaçëm për Inteligjencën Artificiale! Mbikëqyrje për sistemet IA me rrezik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT