• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
QËLLOI ME THIKË SHOKUN E KLASËS/ Kush është 17-vjeçari problematik në shkollë! Pak muaj më parë…
Home
Aktualitet
Kronikë

QËLLOI ME THIKË SHOKUN E KLASËS/ Kush është 17-vjeçari problematik në shkollë! Pak muaj më parë…

11 November, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

17-vjeçari, Emiljan Ndërshtiqi nga Shkodra i cili plagosi me thikë shokun e tij të klasës, Jak Frroku është i njohur për policinë. Korrespondenti i “Panorama”, raporton se ai është një person me precendent penal. Vetëm pak muaj më parë ka kanosur me armë zjarri një person në fshatin Bardhaj të njësisë Rrethina duke qëlluar në drejtim të një banese atje.

Policia e arrestoi asokohe 17 vjeçarin, por gjykata e Shkodrës e liroi me pretendimin se ishte i mitur dhe duhet të përfundonte shkollën.

Sipas burimeve edhe në shkollë 17 vjeçari njihet si person problematik.

SI NDODHI NGJARJA

Jak Frroku 17 vjeçar mbeti i plagosur me thike nga bashkëmoshatari i tij. Policia vendore e Shkodrës bëri të ditur se i plagosuri u dergua në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 17 vjeçari është dërguar nga shokët e tij në spital pasi është plagosur dhe më pas nga spitali janë informuar edhe forcat e policisë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Menjëherë pas plagosjes me thikë të ndodhur tek vendi i quajtur Truma e Dugajve të Reja, policia ka mbërritur në vendngjarje duke nisur hetimet. Menjëherë policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 17 vjeçarin Emiljan Ndërshtiqi.

Mësohet se kjo plagosje mes 17 vjeçarëve ka ardhur për një konflikt të çastit mes tyre për motive të dobëta. Sipas burimeve i plagosuri Jak Frroku dhe autori i dyshuar Emiljan Ndërshtiqi, që të dy janë nxënës në vitin e tretë në shkollën e mesme “Jordan Misja” në Shkodër.

RASTET E TJERA TË KONFLIKTEVE NË SHKOLLË

Tashmë rastet e përplasjeve mes nxënësve të shkollës së mesme “Jordan Misja” por edhe të rinj të tjerë shokë të tyre që konfliktohen në afërsi të shkollës po kthehen në një shqetësim serioz. Jo më larg se një ditë më parë disa të rinj janë rrahur me njëri-tjetrin jashtë derës së shkollës derisa ka ardhur policia për t’i ndarë.

Ndërkohë prej dy muajsh drejtorja e shkollës së mesme “Jordan Misja” Ardiana Ndreu ka ngritur këtë shqetësim të konflikteve të herë pas hershme mes nxënësve jashtë mjediseve të shkollës duke folur në këshillin bashkiak të Shkodrës duke qenë se është anëtarë por deri më tani konfliktet vijojnë duke patur raste të dhunës masive apo edhe plagosjes.

Konfliktet mes të rinjve të shkollave të mesme vijojnë të jenë prezent edhe në shkollat e tjera të Shkodrës duke u kthyer në një shqetësim serioz ku kërkohet ndërhyrja e të gjithë institucioneve bashkë me familjet e tyre për të parandaluar raste që mund të përfundojnë edhe me vrasje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JAM DROGAXHI..."/ Del VIDEO, ja momenti kur shqiptari vret me armë grekun
Previous article Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AUTOSTRADËN FIER-LUSHNJË/ Ndërron jetë në vend i riu, detajet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI) Aktualitet

E RËNDË/ Sherri për mbeturinat, plagoset me thikë një person në Tiranë (EMRI)

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa” Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Veliaj për Ols Dadon: 500 ditë i pezulluar nga një “noter me pesa”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT