• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!
Home
Ekonomi

Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!

11 November, 2021 F.autor Ekonomi

Një maratonë 10 ditore aktivitetesh e diskutimesh, kushtuar mbrojtjes së mjedisit dhe ngrohjes globale, u zhvillua në Sheshin Skënderbej në Tiranë, paralelisht me Samitin e Klimës në Glasgow COP 26, nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes GIZ, asaj të Mbretërisë së Bashkuar, Vodafone Albania dhe Organizatës Ndërkombëtare të Ushqimit dhe Bujqësisë.

Në përmbyllje të këtyre aktiviteteve u mbajt dje një konferencë për shtyp ku ishin të pranishëm znj. Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ambasadori i Gjermanisë z. Peter Zingraf, z.v. ambasadori britanik në Tiranë, z. Jason Ivory, CEO e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe përfaqësuesi i zyrës së FAO në Shqipëri, z. Arben Kipi. Në fjalën e saj, CEO i Vodafone Albania. znj. Katia Stathaki, theksoi se kriza klimatike është sfida më e madhe e Vodafone dhe se përmes teknologjisë Vodafone mund të luajë një rol të madh për shpëtimin e planetit tonë, deteve, liqeneve, lumenjve, maleve tona, duke përmirësuar cilësinë e ajrit që thithim si dhe jetën tonë. “Synimi i Vodafone Albania është i qartë: të investojë në axhendën e gjelbër, gjë që tashmë kemi filluar ta bëjmë. Këtë vit vetëm, brenda korrikut 2021, Vodafone është angazhuar të fuqizojë të gjithë rrjetin e vet evropian të energjisë elektrike 100% të rinovueshme.

Kemi përmirësuar kriteret e reja mjedisore kur përzgjedhim furnitorët tanë. Kemi një objektiv të ri dhe ai është të ndihmojmë klientët tanë të botës së biznesit të zvogëlojnë emetimet përmes shërbimeve tona, duke synuar kështu kursimin e 350 mt CO2 brenda vitit 2030, ekuivalenti i emetimeve të karbonit të Italisë në 2019. Këtë do ta bëjmë kryesisht përmes ofertës sonë IoT, duke përfshirë matësit smart të gazit, smart logistics dhe aplikimit të teknologjisë në bujqësi. Zyrat tona furnizohen me energji diellore, gjithashtu përdorim makina elektrike për aktivitetet tona. Ky është vetëm fillimi i zbatimit të axhendës sonë të gjelbër, pasi strategjia jonë e biznesit po i ndihmon edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.

Synojmë të kemi një rrjet 100% të gjelbër deri në vitin 2025.” Më tej CEO e Vodafone foli për instalimin e matësve IoT për monitorimin e ndotjes së ajrit në qytetin e Tiranës, monitorim që bëhet në kohë reale, duke iu dhënë vendim-marrësve informacion në kohë reale, që ata të bëjnë politika më të mira, për një cilësi të përmirësuar jetese. Po kështu, nëpërmjet teknologjisë mund të matet ndotja e ujit dhe shumë më tepër, duke ndihmuar qeverinë dhe institucionet të aplikojnë politika më të mira mjedisore. Në fund të fjalës së saj znj. Stathaki theksoi se mbrojtja e mjedisit nuk mund të arrihet e vetme as nga qeveria, as nga sektori privat, as nga OJQ-të, por vetëm nëpërmjet angazhimit të përbashkët, sepse Together we can!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QËLLOI ME THIKË SHOKUN E KLASËS/ Kush është 17-vjeçari problematik në shkollë! Pak muaj më parë…
Previous article AKSIDENTI TRAGJIK TE "21 DHJETORI"/ 30-vjeçari i dyshuar si shkaktar në gjendje kritike në spital. I gjendet dhe një thikë

F.autor

Postime të ngjashme

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj Ekonomi

RIVLERËSIMI I PROVAVE SJELL PËRFITIME TË MËDHA/ Qytetarët dhe bizneset kursejnë 84 milionë euro në vetëm 3 muaj

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT