• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT TE “EKONOMIA”/ Shalsi: Ç’e keni këtë zakon, nuk jeni mësuar të dëgjoni! Spaho: Ngri nivelin…
Home
Politikë

DEBAT TE “EKONOMIA”/ Shalsi: Ç’e keni këtë zakon, nuk jeni mësuar të dëgjoni! Spaho: Ngri nivelin…

11 November, 2021 s.autor Politikë

Në Komisionin e Ekonomisë pritet të miratohet buxheti për vitin 2022, por deputetët opozitarë janë shfaqur kundër sepse sektorë të ndryshëm kanë nevojë për më shumë para.

Ndërhyrja e kryetarit të Komisionit Eduard Shalsi, i cili i ka kërkuar të gjithë deputetëve të flasin me të dhëna dhe fakte, ka provokuar debat me deputetin demokrat Edmond Spaho.

Spaho ka kërkuar fjalën për replikë, ndërsa Shalsi iu kundërpërgjigj duke thënë se demokratët kishin një zakon të keq se nuk pranonin sqarime.

Debati i plotë:

Shalsi: Do na shërbente të gjithëve që teksa flasim konkluzionet ti mbështesim me argumente, ose nëse nuk ka të dhëna të mjaftueshme të kërkojnë përmirësimin e të dhënave. Do ta vijoj edhe me qeverinë, i përkas mazhorancës, kjo nuk na pengon të bëjmë disa beteja por të dhënat, indikatorët, duhet të jenë boshi ku ne duhet të ndërtojmë debatin. Konkluzione të përgjithshme natyrshëm, por diferencën do ta bëjmë me cilësinë e konkluzioneve në bazë ta analizave që do bëjmë. Zonja Denaj ka kërkuar zoti Spaho….

Spaho: Për replikë se më zure edhe emrin në gojë.

Shalsi: E mora vesh. Një sekondë. Po i thosha zonjës Denaj se do t’i jap fjalën zotit Spaho dhe më pas asaj. Nuk ka nevojë të thoni për replikë, ngrini dorën.

Spaho: Në këtë rast e respektoj zonjën Denaj por në këtë rast duhet t’u përgjigjem juve për sa thatë.

Shalsi: Zoti Spaho duhet të sqarohemi për një gjë, duhet të biem dakord…

Spaho: U sqarova unë, ju dëgjova 5 minuta. Më lër mua të të jap përgjigje.

Shalsi: Mirë po ça zakoni e keni këtë. Flisni këtu dhe thoni po na jep leksion, po ça është ky leksion. Nëse nuk jeni mësuar të dëgjoni dhe keni ardhur vetëm për të folur, ju dëgjuam me vëmendje dhe nuk pranoni t’ju thonë diçka. Duam debat cilësor thotë, sa e merr fjalën dhe i sugjeron diçka e kundërshton thotë pse ku jam unë në shkollë. Unë kam të drejtë të them çfarë dua të them.

Spaho: Zoti kryetar faleminderit që pate zemërgjerësinë të më jepje fjalën se mund edhe të mos ma jepje fare. Do ju jap edhe unë një këshillë, përpiqu ta ngresh nivelin e ndërhyrjes, aq më tepër që këtu ke njerëz që kanë mbajtur funksione shumë të rëndësishme dhe kanë kryer detyra mjaftë specifike në sektorët e ekonomisë, financave dhe drejtimit të shtetit. Nuk keni të drejtë ju që sa herë flasim ne të ndërhyni dhe të jepni këshilla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Aksidentohet aktori i njohur në Tiranë
Previous article NGJARJET KRIMINALE DHE CALL CENTER-AT/ Drejtoria e Policisë Tiranë mbledhje me drejtuesen e Prokurorisë

s.autor

Postime të ngjashme

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/  Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë Politikë

"TE KRYEMINISTRIA NË ORËN 10:00"/ Të rinjtë thërrasin protestë kombëtare ditën e shtunë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm Politikë

MES PROTESTAVE NË TIRANË/ Kuvendi njofton se do të mblidhet të enjten. Në rend dite interpelanca urgjente me ministrin e Brendshëm

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve Politikë

“JENI MË TË MIRËT”/ Rama publikon pamjet nga takimi me Policinë: Durim me të rinjtë, forcë ndaj dhunuesve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT