• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Karma e breshërive dhe talljeve mes “kolonelëve” të Berishës e Bashës
Home
Politikë

Karma e breshërive dhe talljeve mes “kolonelëve” të Berishës e Bashës

1 November, 2021 F.autor Politikë

Fitim Zekthi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës, i cili përveçse e vendosi në kryesinë e PD-së, ka 8 vjet që e dërgon në panele televizive, publikoi një foto të vjetër të redaksisë së gazetës “55”, ku ishte së bashku me Çim Pekën, për tu përgjigjur sulmeve ndaj tij.

Konteksti i Zekthit, natyrisht është për të treguar se ai ka qenë një opozitar qendrestar që herët, përderisa ka punuar tek nje gazetë që ka qenë pranë Berishës.

Por në fakt, viktimizimi i tij në sulmin që i bëhet nga njerëzit e Sali Berishës, nuk ka arsye.

Sulmi ndaj tij, por edhe Gjekmarkajt, Mark Markut, Ergys Mërtirit etj, është pikërisht se ata janë sot enturazhi politik i Lulzim Bashës. E si të tillë, ata duhet të marrin përgjegjësinë për të mbajtur çdo lloj breshërie qoftë nga fronit armik, apo nga “fronti mik” siç e quajnë amerikanët në termin ushtarak incidentin kur ushtarët e SHBA qëllojnë pa dashje njëri-tjetrin.

Të vetmit që realisht mund ta cilësojnë veten pjesë e padrejtë e sulmeve të egra që vijnë nga krahu i Berishës janë ato zëra, që kanë qenë e janë edhe sot një pasqyrim i mendimeve të tyre të lira, edhe pse nuk kanë marrë ndonjë favor posti apo politik, si për shembull publicisti Namir Lapardhaja, apo edhe Roland Bejko, një emër me investim qoftë personal, qoftë electoral apo politik në vite në PD, por që nuk e ka marrë atë çka i takon si pasojë e kontributit.

Megjithatë, nuk është gjë e re linçimi personal si pasojë e politikës në Shqipëri, sidomos kur vjen nga krahu i Sali Berishës, i cili është vërtetë “akademik” në këtë fushë.

Por karma e kësaj historie që lidhet me personazhin e parë, pra me një nga udhëheqësit kryesor të PD-së sot, siç është Zekthi, është se shpërblimin e tij politik, ai e ka ngritur duke sulmuar, sharrë, dhe anatemuar në mënyrën më të paskrupullt këdo që kishte për detyrë ta bënte në karrierën e tij si panelist. Madje në mënyrën më skandaloze që ka krijuar edhe një reputacion si sharës publik.

Kulmi i kësaj karriere është padyshim sherri në studio me avokat Ngjelën, ku Fitimi, pa ju dridhur fare qerpiku, e quajti të palexuar, e injorant. Po, po. Kështu i tha!

Natyrisht nuk se është i vetmi ky rast, por është njëra hallkë e zinxhirit të një fenomeni që u mbrujt gjithë këto vite, si pasqyrim i ngritjes në karrierë.

Zekthi që i thotë Spartak Ngjelës injoant! Me ç’bazë e të drejtë, me ç’botime apo kërkime a tituj shkencor arrin ai në përfundimin që një njeri përballë tij që nuk është dakord me mendimin e tij ta quaj të pakënduar?! E Kush?!

Në fakt, e gjithë kjo që po ndodh është realisht një nga arsyet e gjendjes, të paktën në aspektin e komunikimit publik, të kësaj opozite.

Njerëz që tallen me të tjerët, i shajnë, i telendisin, kur si tek filmi i mjeshtrave Teodor Laço-Vladimir Prifti, “Vjen një ditë” kur të gjitha ç’ke bërë do të vërvitet fytyrës.

E kjo kulturë, është pikërisht pasqyrimi i kësaj gjendjeje që natyrisht nuk është vetëm në përleshjen e sotme mes këtij grupimi, por në të gjithë kulturën e debatit publik në Shqipëri.

Njerëz që për arsye të politikës kanë telendisur njerëz që kanë detyrime jo vetëm shoqërore, por edhe njerëzore në historinë e jetës së tyre.

Që thjesht për shefin e radhës nuk kursejnë sulmet ndaj njerëzve që kanë ndarë përvoja e vite të karrierës.

Siç nga ana tjetër është edhe tallja e Gjekmarkajt, Zëkthit etj nga Peka, duke e krahasuar me Kujtim Gjuzin. Sikur ky i fundit erdhi nga hiçi. Përveçse ka pasur autoshkollë të njohur në Tiranë, Gjuzi ka qenë prej fundit të shekullit të shkuar, një nga figurat e opozitës së djathtë konservatore shqiptare.

Duket se sot, njerëzit e medias të “së djathtës”, kanë arritur nivelin e “elitës” për të gjykuar kush është i zgjuar e budalla, kush serioz e kush qesharak. Por këtë nuk se e bëjnë gjithmonë, por sipas rastit, që natyrisht varet nga sms-ja që u vjen nga lart…

TemA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BILANCI I 48 ORËVE/ Pa patentë dhe të dehur, policia arreston 28 shoferë! 668 të tjerëve u shkon gjoba në shtëpi
Previous article MISTERI I VDEKJES SË 4 TURISTËVE/ Lëvizja e radhës e Prokurorisë, i dërgon INFORMACION...

F.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT