• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SQARON Silva Bino: Infertiliteti nga vaksina është një mit. Ish-punonjësi i Pfizer shkroi një letër pa baza
Home
Sociale

SQARON Silva Bino: Infertiliteti nga vaksina është një mit. Ish-punonjësi i Pfizer shkroi një letër pa baza

22 October, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ishte e ftuar në mëngjesin e së premtes në Dita Jonë nga ku foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, si dhe për procesin e vaksinimit dhe aplikimin e dozës së tretë.

“Dua të sqaroj diçka shumë të rëndësishme që ka lidhje me koronavirusin dhe me antitrupat. Shqipëria është një vend i vogël, po të mbështetesh vetëm tek të dhënat e vendit tonë është shpesh e pamjaftueshme. Komiteti ka mbledhur një seri të dhënash, jo vetëm nga artikuj shkencorë, por dhe rekomandime të ndryshme teknike, si për shembull ai i Mbretërisë së Bashkuar.

Ne nuk kemi sot asnjë të dhënë për ndërlidhjet midis imunitetit me antitrupa dhe imunitetit qelizor. Kjo është një e dhënë e rëndësishme që të mendosh se pavarësisht nivelit të antitrupave që mund të jetë i ulët, t’i mund të kesh një imunitet të lartë qelizor dhe e kundërta. Kjo është edhe arsyeja pse nuk rekomandohet niveli i antitrupave”, u shpreh Bino.

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë sqaroi edhe njëherë tjetër që infertiliteti nga vaksina e koronavirusit është një mit.

“Kjo historia e infertilitetit është një mit. Kur u prodhua vaksina Pfizer ka qenë një ish-punonjës i Pfizer, bashkë me një mjek tjetër, të cilët kanë shkruar një letër pa pasur asnjë lloj baze. Kjo letër, ky hamendësim u përhap dhe u përkrah nga një biologe në Europë dhe një në Amerikë.

Nuk kishte asnjë bazë. Studimet në jetën e vërtetë, që i kemi edhe ne, nuk kanë asnjë lloj efekti. Mua më marrin në telefon vajza të reja që kanë mbetur shtatzënë pasi kanë bërë vaksinën dhe më kërkojnë si të veprojnë”, tha Bino.

Më tej, Bino theksoi se ndërkohë mund të merret edhe doza e tretë e vaksinës edhe vaksina e gripit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM RESPEKT..."/ Atdheu zbulon pse hoqi Bora Zemanin nga “Instagram”-i
Previous article SAMITI I BE/ Kriza me Poloninë mbetet e pazgjidhur. KE do të mbajë të bllokuara ndihmat...

s.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT