• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“TURP TË MË VIJË!” Endri Shabani kërkon falje pse ka punuar për Fondacionin Soros: Zgjodha rrugën e…
Home
Politikë

“TURP TË MË VIJË!” Endri Shabani kërkon falje pse ka punuar për Fondacionin Soros: Zgjodha rrugën e…

21 October, 2021 F.autor Politikë

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmeve që kanë qarkulluar dittë e fundit se ai bashkë me avokatin Adriatik Lapaj janë pjesë e fondacionit Soros.

Përmes një postimi ironik ai kërkon falje që është përzgjedhur nga ky fondacion që ndihmon njerëzit që nuk kanë mundësi ekonomike që të kenë një avokat falas, që ndërton shkolla dhe rrugë në vendin tonë.

Postimi i plotë i Shabanit:

Autokritike!

Vertet e kam thene prej kohesh qe ne te shkuaren time kam punuar si studiues dhe menaxher programi per fondacionin Soros ne Shqiperi. Por deri me sot nuk kisha kerkuar ndjese publike per kete faj.

Tani e kuptoj qe te punosh ne Shqiperi eshte nje faj i rende.

Prandaj sot dua t’i kerkoj ndjese te gjithe militanteve qe jane kapur pas nje partie apo kryetari per tu bere drejtore apo ministra. Apo gjithe atyre te cileve partia u ka gjetur nje vend pune ne administrate, ne bashki, ne shkolle, universitet apo spital.

Me falni qe nuk zgjodha te behem edhe une nje militant partie, si gjithe njerezit me mend ne kete vend!

U kerkoj falje doganiereve dhe inspektoreve qe nuk zgjodha te pasurohem ne menyre te lehte, duke ngritur traun apo duke mbyllur syte.

Ne vecanti u kerkoj falje atyre qe aplikuan per kete pune apo pune te ngjashme, por nuk u pranuan. Jam i sigurte se ata nuk do kishin pranuar kurre te benin nje pune te tille.

Une e di qe kam gabuar.

E di se mund te kisha zgjedhur te punoja per ndonje oligark, dhe te menaxhoja parate qe ata iu vjedhin shqiptareve permes koncesioneve. Apo te isha marre me biznes dhe te kapja ndonje tender publik.

Une duhet te kisha zgjedhur te abuzoja me fondet publike dhe taksat e shqiptareve, ne vend qe te pranoja te paguhesha nga nje organizate nderkombetare.

Duhet te isha bere shef i vogel, dhe te vija gjoba per hesap te shefit te madh, qe pastaj t’ja dergoja parate ne shtepi me arka. Apo te kisha zgjedhur te punoja per ndonje pronar mediash dhe tu vija gjoba bizneseve, nese do te donin qe te mbyllja gojen.

Une mund te kisha zgjedhur te merresha me droge, me trafik vajzash apo afganesh. Apo te isha bere vrases me pagese, sekser prostitutash ose informator bandash. Jo vetem qe do isha bere i pasur, por do kisha fituar edhe nderimin e shoqerise. Per te mos thene qe do isha bere sot deputet.

Sigurisht qe mund te kisha zgjedhur te martohesha me vajzen e ndonjerit prej banoreve te Rolling Hills, apo te fshihja parate e ndonje ministri e ish kryeministri, dhe te mos kisha nevoje fare te punoja.

Ne fakt mund edhe te kisha zgjedhur te mos punoja fare, duke sajuar ndonje pension special, ndonje KEMP, ndonje subvencion qiraje apo kredi te bute. Ose te kisha ikur nje here e pergjithmone nga ky vend, sic ka bere nje e treta e popullsise.

Por jo, une zgjodha rrugen e gabuar, ndryshe nga ata me siper, te cilet sot jane zhgenjyer nga zgjedhja ime.

Une hodha poshte gjithe ato alternativa qe te ofron ky vend, dhe zgjodha te punoja per nje organizate nderkombetare, e cila ofron ndihme ligjore falas per ata qe nuk kane para per te paguar nje avokat. Zgjodha te punoja per nje organizate qe ka ndertuar shkolla dhe kopshte per femijet, dhe qe ka ngritur shtepi per grate e dhunuara.

Turp te me vije!

Prandaj, me dore ne zemer, i penduar perballe shokeve dhe shoqeve militante, te cilet mbajne lart namuzin e shoqerise permes vigjilences se tyre ndaj armikut, une sot kerkoj ndjese permes kesaj autokritike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRITIKON TRAJNERIN SOLSKJAER/ Carragher: Ka qenë një budallallëk ajo që ka thënë, tifozët kanë patur...
Previous article PIOLI SYNON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan hidhet në sulm, kërkon të marrë në janar fantazistin...

F.autor

Postime të ngjashme

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet Politikë

URDHRI I RAMËS/ Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës ‘Besa’ në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat kryesojnë shqetësimet

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT