• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË QERRET/ Media ruse publikon FOTOT e viktimave: 58-vjeçarja vuante nga kanceri, nuk ishte në saunë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA NË QERRET/ Media ruse publikon FOTOT e viktimave: 58-vjeçarja vuante nga kanceri, nuk ishte në saunë

16 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Mediat ruse kanë publikuar fotot e dy prej viktimave që ndërruan jetë mbrëmjen e djeshme në një hotel në Qerret të Kavajës, nënë e bijë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Shtypi rus shkruan se e 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë. Në momentin kur u gjetën të vdekur ata ishin të veshur me veshje të përshtatshme për saunën, por nuk është e qartë nëse ata u futën aty.

Ndërsa të afërmit e viktimave kanë deklaruar se asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në resortin “Gloria Palace” mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës. Viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Paraprakisht policia dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet del se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri, ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e Saunas rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të shkaktonin asfiksi.

Diçka e tillë ka shtuar dyshimet tek prokurorët se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

Familja ruse bashkë me katër të tjerë, kanë hyrë që të dielën në territorin shqiptar nëpërmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainase dhe gjatë këtyre ditëve kanë shëtitur vendin. Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër dhe kanë ndaluar vetëm disa minuta në Librazhd.

Më pas shtetasit rusë janë futur në zonën e saunas bëjnë me dije burimet dhe kanë ndejtur atje për një kohë të gjatë duke ngjallur dyshime tek recepsionistja e hotelit, e cila ka shkuar duke trokitur në derë, por nuk ka marrë përgjigje. Më pas, punonjësja e hotelit i ka gjetur ata pa shenja jete kur burrë grua ishin me këmbët në pishinë dhe të shtrirë. Dhëndri ishte në shezlong dhe vajza e çiftit pak më tej.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Pas përleshjes, 62-vjeçari masa*ron me thikë nënën e tij në shtëpi
Previous article MERO BAZE/ "Pushtimi" i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën

Delo.autor

Postime të ngjashme

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë Aktualitet

KISHIN KTHYER APARTAMENTIN NË FOLE PROSTITUCIONI/ Arrestohen 2 kineze dhe 3 vietnameze në Tiranë

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim nga Gjykata e Bolonjës, arrestohet në Kavajë 47-vjeçari shqiptar

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari Aktualitet

VODHI AUTOMJETIN E POSTËS NË DURRËS/ Arrestohet në Berat 23-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT