• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VETTINGU/ Veprime fiktive dhe deklarim i rremë: KPK arsyeton shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu
Home
Aktualitet
Drejtësi

VETTINGU/ Veprime fiktive dhe deklarim i rremë: KPK arsyeton shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu

15 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Drejtësi

Nga Edmond Hoxhaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli më 9 korrik shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu, me arsyetimin se nuk shpjegoi burimet e pasurisë si dhe për kryerje të veprimeve fiktive dhe deklarim të rremë.

Pasi Komisioni i konsideroi të mjaftueshme gjetjet për pasurinë për të marrë vendim përfundimtar, ka vendosur të mos e çelë hetimin për dy kriteret e tjerë, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Vendimi për gjyqtaren Rezarta Balliu erdhi pas shkarkimit në veting të bashkëshortit të saj, gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Arjan Balliu në nëntor 2019. Rezultatet e hetimit administrativ për dy bashkëshortët ishin të ngjashme.

Rezarta Balliu (Vigani) e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe e ushtroi funksionin prej dy dekadash në Gjykatën e Rrethit të Tiranës.

Komisioni konstaton pamundësi financiare në vlerë të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 70.8 m² dhe garazh me sipërfaqe 12.5 m², të blerë në vlerën 28 mijë USD në Tiranë në vitin 2001. Ky apartament rezulton që t’i jetë shitur nënës së subjektit në vitin 2012 për vlerën 8.8 milionë lekë.

Nga verifikimi i deklarimeve ka rezultuar se janë pasqyruar të dhëna të ndryshme në lidhje me burimin e krijimit të kësaj pasurie. Në deklaratën para fillimit të detyrës në vitin 2003, bashkëshortët Balliu kanë deklaruar si burim kursimet dhe dhuratë nga babai i subjektit në shumën 15 mijë USD, ndërsa në deklaratën veting janë shënuar si burim tё ardhurat personale dhe kursimet familjare, duke e cilësuar apartamentin si pasuri 100% në pronësi të bashkëshortit.

Në përgjigje të pyetësorit të Komisionit, gjyqtarja Balliu ka ndryshuar qëndrim. Në vendim thuhet se ajo ka deklaruar se kanë kontribuar prindërit e bashkëshortit në shumën 1 milion lekë për blerjen e këtij apartamenti me të ardhura nga emigracioni. “Prindërit e mi nuk kanë dhënë asnjë kontribut financiar për blerjen e kësaj pasurie,” ka pretenduar Balliu, por ky deklarim është konsideruar kontradiktor me qëndrimet fillestare.

Komisioni konstaton se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë dhe të rremë në lidhje me burimin e krijimit të kësaj pasurie dhe nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 3.6 milionë lekë për blerjen në vitin 2001.

Gjithashtu, kanë rezultuar në pamundësi financiare edhe prindërit e gjyqtares Rezarta Balliu për të blerë këtë apartament në vitin 2008 kundrejt cmimit 8.8 milionë lekë.

“Në DPV-në e vitit 2003 subjekti deklaron se në momentin e blerjes së këtij apartamenti në vitin 2001, babai i ka dhuruar shumën 15.000 USD (apartamenti ishte blerë në vlerën 28.000 USD) dhe në vitin 2012 ky apartament i shitet nënës së saj me një çmim shumë herë më të lartë, krahasuar me çmimin e blerjes,” vëren trupi gjykues dhe konkludon se shitja është veprim fiktiv i kryer për të justifikuar blerjen e një pasurie tjetër. Gjithashtu, është vlerësuar se Balliu ka kryer deklarim të rremë për burimin e krijimit.

Komsioni konstaton se veprimet fiktive në shitjen e apartamentit janë kryer me qëllim justifikimin e blerjes së një autoveture tip “Audi” në vitin 2012 kundrejt çmimit 25 mijë euro.

Po ashtu evidentohet edhe gjetja për bashkëshortin e subjektit lidhur me gjendjen e tij në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e një çështje me palë administratorin e një shoqërie prej nga kishte porositur një apartament në Tiranë në vitin 2002 për 2 milionë lekë.

Për këtë pasuri, Balliu ka deklaruar si burim krijimi të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i profesionit të avokatit nga bashkëshorti, por sipas KPK nuk vërtetohet ky pretendim. “Ka rezultuar se bashkëshorti i subjektit është regjistruar për ushtrimin e funksionit të avokatit më 10.10.2007 dhe pasuria është blerë disa ditë pas regjistrimit më 22.10.2007”, konstaton trupi gjykues.

“…Duket se bashkëshorti i subjektit të rivlerësimit ka qenë në konflikt interesi për të shqyrtuar si relator çështjen penale në ngarkim të shtetasit A.Gj, i cili ka qenë palë në kontratën e lidhur për blerjen e pasurisë në shumën preferenciale prej 2.000.000 lekësh,” vlerëson trupi gjykues dhe shton se bashkëshortët Balliu kanë qenë në pamundësi financiare për krijimin e kësaj pasurie.

Komisioni konstaton se gjyqtarja Balliu ka shmangur detyrimet financiare lidhur me një apartament në Kavajë që i ka dhënë nëna, e cila e ka përfituar si pronare e truallit ku është ndërtuar pallati. Nga verifikimi i dokumentacionit ka rezultuar se në vitin 2007 gjyqtarja Rezarta Balliu ka nënshkruar kontratën e sipërmarrjes në cilësinë e pronares së truallit, kur ndërkohë ajo nuk ishte pronare mbi këtë pasuri.

Nga analiza financiare është konstatuar pamundësi për investimin e një vlere 3 milionë lekë në bono thesari në vitet 2004-2005. Si burim krijimi për këtë vlerë, Balliu ka deklaruar shumën 1.5 milionë lekë kursime familjare dhe 1.5 milionë lekë të tjera të depozituara në favor të babait për pamundësi fizike.  Sipas KPK, prindërit e subjektit të rivlerësimit si dhe bashkëshortët Balliu nuk kishin mundësi financiare për investimin e pretenduar.

Megjithëse Balliu ka pretenduar se prindërit kanë pasur të ardhura nga dhënia me qira e pronave, nga pensioni si dhe nga të ardhurat e vëllait, Komisioni vlerëson se ajo nuk arriti të provojë me dokumentacion ligjor shumat e pretenduara, pasi kontratat e qirave të depozituara prej subjektit dillojë të gjitha nga viti 2003.

Pamundësi financiare është konstatuar edhe për krijimin e një gjendje cash në shumën 1 milion lekë, si burim i të cilës Balliu ka deklaruar kursimet familjare dhe të ardhura të përfituara nga shitja e pasurisë e apartatamentit në vitin 2012 – si dhe për blerjen e një automjeti tip “Fiat Bravo” në vitin 1999 kundrejt çmimit 1 milion lekë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOJA ME EPITETET/ Banorët mësojnë se nga kush janë votuar
Previous article PËRPLASJE MES KRYEPROKURORIT DHE KLP/ Gara se kush do të ka të drejtën për të kontrolluar prokurorët

Delo.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT