• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KËSHILLA” e Gjekmarkaj: Basha duhet të flasë më shumë për akuzat e Berishës se…
Home
Politikë

“KËSHILLA” e Gjekmarkaj: Basha duhet të flasë më shumë për akuzat e Berishës se…

14 October, 2021 F.autor Politikë

Deputeti demokrat, kreu i komisionit të mediave Agron Gjekmarkaj deklaron se kreu i PD-së Lulzim Basha duhet të flasë më shumë pas akuzave dhe ligjëratës së ish-kryeministrit Sali Berisha që ka sulmuar prej disa javësh.

Gjekmarkaj tha në “Real Story” në News24 se Basha e ka detyrim të flas për ata që besojnë tek ai dhe duhet të duhet të flasë më me transparencë, më thellë sepse ka marrë një vendim në suazën e një konteksti gjeo-strategjik.

“Ka një dialektikë të ngjarjeve në dinamikë në PD prej 5 javësh dhe ka një ligjërim të Sali Berishës që vjen kreshendo me akuza nga më të rëndat deri tek kodi moral, besëthyerja, besëprerja, pengmarrja dhe është ligjërimi asgjësues që jemi mësuar që përdor Berisha.

Në këtë aspekt kemi një dualitet, Bashë nga një anë që hesht a për çështje etike, strategjike. Por për mua ka ardhur një pikë që Basha duhet të flasë më shumë, më qartë, më me transparencë, më thellë sepse ka marrë një vendim në suazën e një konteksti gjeo-strategjik. Mbi të po derdhen shumë akuza, gjithë ata njerëz që besojnë tek Lulzim Basha sigurisht kanë nevojë të dëgjojnë diçka më tepër, diçka më shumë. Në këtë kontekst Basha e ka detyrim të flasë, të shpjegojë diçka më shumë se çka thënë në mënyrë alegorike.

Ende janë deklarata të kujdesshme. Nuk po e ftoj Lulzim Bashën të shkujdeset, por në pozitat e një njeriu që do të kuptojë dhe vetë më shumë, në pozitat e një qytetari do të dëgjojë më tepër nga Basha, jo ta ndërsejë ndaj Sali Berishës”, u shpreh Gjekmarkaj.

Ai tha më tej se Basha ka qenë kryetari real i PD këto 5 javë nga përjashtimi i Berishës nga grupi parlamentar.
“Kam pasur një përshtypje që Basha është kryetari real i PD-së këto 8 vite. Por duke gjykuar ngjarjet këto 5 javë, kam filluar në ndryshoj mendim. Ka qenë kryetar por i ndikuar nga Berisha. Kryetar i vërtetë ka qenë këto 5 javë. Basha është mbështetur nga Berisha në 2013, është mbështetur në 2017, në 2021, është promovuar. Nuk e di çfarë kanë folur në privat, por ato në publik. Befas, në momentin që u mor ky vendim i kushtëzuar, ka ndryshuar e gjithë konsiderata e Berishës ndaj Bashës, aksioni politik po e po dhe deklaratat janë përmbysur. Është një kontekst personal, një shtysë personale”, tha Gjekmarkaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madrid kërkon përforcime, ndjek me shumë interes yllin e Juventus-it...
Previous article “DO KTHEJMË BERISHËN NË KRYE”/ Noka: Ja kur e mbledhim Kuvendin e PD

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar” Politikë

RAMA NË ITALI PËR FORUMIN NË CERNOBBIO/ Sot në panel bashkë me kryeministrin kroat Plenković për “Mesdheun e zgjeruar”

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport Breaking News

“PËRTEJ OQEANIT”/ Berisha mbërrin në SHBA, kreu i PD publikon pamjet nga pritja në aeroport

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT