• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I AKUZUAR PËR “PASTRIM PARASH”/ Sekuestrohen mbi 70 mijë euro në Lushnje si dhe një “Porsche” (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

I AKUZUAR PËR “PASTRIM PARASH”/ Sekuestrohen mbi 70 mijë euro në Lushnje si dhe një “Porsche” (DETAJET)

7 October, 2021 F.autor Aktualitet, Kronikë

Me datë 07.10.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, datë 04.10.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit J.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, konkretisht shtetasit I.S., për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi J.S.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 85, datë 07.10.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***).

Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA *** *T.

 Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, bankës së nivelit të dytë “*** Bank” dhe Drejtorisë Shërbimit të Transportit Rrugor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FJALIMI I JASHTËZAKONSHËM/ Nobelistit: Gjyshërit e mi analfabetë, njerëzit më të mençur në botë
Previous article "PANDORA PAPERS"/ Zbulohet ministri i dytë serb në parajsën fiskale, mbulon komunat e varfëra në Serbi

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie Aktualitet

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Apeli i GJKKO zëvendëson masën e sigurisë për Ilir Selmanin, vendoset në arrest shtëpie

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin Aktualitet

DOSJA "BALLUKU"/ Sekuestrimi i vilës në Dhërmi, Igli Tare ankimon vendimin

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera Aktualitet

E PËSON KEQ/ Kërcënoi me thikë e grabiti taksistin, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve të tjera

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT