• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NIS SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË SLLOVENI/ Në fokus integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera, i pranishëm dhe Rama
Home
Politikë

NIS SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË SLLOVENI/ Në fokus integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera, i pranishëm dhe Rama

6 October, 2021 s.autor Breaking News, Politikë

Udhëheqës të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe ata të 6 vendeve ballkanike (Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Serbisë, Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës) janë mbledhur sot në Slloveni “për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila është me interes të ndërsjellë strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Në projekt-deklaratën e takimit “Bashkimi Evropian rikonfirmon angazhimin e tij për procesin e zgjerimit dhe vendimet e marra rreth tij, bazuar në reformat e besueshme nga partnerët, në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe në parimin e meritave të gjithsecilit”. Por nga ana tjetër, vendet anëtare vënë gjithashtu në dukje “rëndësinë që BE të mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar aftësinë e vet, për të integruar anëtarë të rinj”.

Një përcaktim që dëshmon dilemat gjithnjë e më të mëdha në gjirin e vetë BE-së për procesin, por që duket të ketë qenë formula e kompromisit mes vendeve anëtare për të mos e lënë jashtë tekstit, termin “zgjerim”.

I pranishëm në samit është kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës, Albin Kurti, i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si dhe liderët e vendeve të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇFARË NDODHI? Vera Grabocka hedh në gjyq konkurrentin e “Për’puthen”. Ja SHKAKU
Previous article NGA PULARIA TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK zbulon 13 pasuritë që i sekuestroi "Ben Qimes"

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare Aktualitet

KASETOFONI QË U KTHYE NË MASAKËR/ Zbardhet dosja e Hoxhës: Pas dy vëllezërve vrau edhe gruan e tij 19-vjeçare

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë Aktualitet

HYJNË NË FUQI NDRYSHIMET NË KODIN RRUGOR/ Për shoferët nuk ka alkool, u hiqet patenta përgjithmonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT