• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NGA PULARIA TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK zbulon 13 pasuritë që i sekuestroi “Ben Qimes”
Home
Aktualitet
Kronikë

NGA PULARIA TEK MAKINAT LUKSOZE/ SPAK zbulon 13 pasuritë që i sekuestroi “Ben Qimes”

6 October, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 31.5.2021, regjistroi procedimin pasuror nr.8 në ngarkim të shtetasit Arben Enver Isufaj. Ky procedim është regjistruar mbi bazën e referimit pasuror të dërguar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Nga përmbajtja e informacionit për fillimin e procedimit pasuror, si dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se shtetasi Arben Enver Isufaj, është subjekt i hetimit pasuror sipas ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, sipas nenit 3/1 pika “c”, pasi është hetuar nga autoritetet e huaja për vepra penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike dhe oraganizatat kriminale.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin nr.19, datë 31.7.2021, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestrimin e pasurive të shtetasit Arben Enver Isufaj dhe familjarëve të afërm të tij, si më poshtë:

1. Objekti “Pulari”, shoqëria tregtare e emërtuar “ISUFAJ 2001”, me NIPT. K23019402P, e përbërë nga 1 (një) godinë, me objekt të aktivitetit “Rritje dhe tregtim të zogjve të pulës, me shumicë e pakicë”, e cila ndodhet me seli në fshatin në Grizë-Patos.

2. 33% e kuotave të kapitalit të Shoqërisë “AKILI ALB” SHPK, me Nipt. L12805404G, i regjistruar më datë 05.04.2011, me datë themelimi 05.04.2011 me fushë veprimtarie: “Prodhimin, tregtimin dhe përpunimin e produkteve bujqesore e blegtorale, import eksport, prodhim të fidanëve frutorë”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; në Fier, Lagjia “Apollonia”.

3. Subjekti i regjistruar me emrin Tregtar “ISUFAJ-2004” SHPK, me Nipt. K52826402G, i regjistruar më datë 26.04.2005, me fushë veprimtarie: “Per zbatim, punime dheu, sistemime, tarracime terrenesh etj, prodhim materiale inerte, rere, çakull, gurë, mermer etj. Ndertime civile dhe ekonomike, ndertim vepra arti, rikonstruksione. Për projektim, plan vendosje objekte të veçanta, projektim i veprave të zakonshme prej murature, tulle, guri etj. Projektim rruge auto kat. V, IV. Projektim vepra arti të vogla, supervizim dhe kolaudim”, me vend të ushtrimit të aktivitetit; zyra qëndrore e shoqërisë në Shqipëri; Fier, lagjja “Konferenca e Pezës”.

Një pasuri të paluajtshme e llojit “Truall”, me sipërfaqe 3,289.00 m2, e cila ndodhet në Fier.

5. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Tokë pa Frut”, me sipërfaqe 14.000 m2, e cila ndodhet në Hasturkas – Fier.

6. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 1.467 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.

7. Një pasuri të paluajtshme e llojit “Arë”, me sipërfaqe 5.600 m2, e cila ndodhet në Sheq i Madh – Fier.

8. Automjet lloji autoveturë, marka AUDI A8.

9. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ ML270CDI.

10. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ 300D.

11. Automjeti lloji autoveturë, marka DAIMLER CHRYSLER S500.

12. Automjeti lloji autoveturë, marka MERCEDES BENZ S63 AMG.

13. Automjeti lloji autoveturë, marka AUDI A8L.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NIS SAMITI I BE-BALLKANI PERËNDIMOR NË SLLOVENI/ Në fokus integrimi i Shqipërisë dhe vendeve të tjera, i pranishëm dhe Rama
Previous article NGA DIABETI TEK PANKREASI/ Efektet e panjohura të COVID-19

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve Aktualitet

RAPORTI 2025/ Çela: 76% e procedimeve të regjistruara i përkasin krimeve

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë Aktualitet

U KAP NË GREQI ME KËRKESË TË SPAK/ Ilir Shtufi refuzon ekstradimin drejt Shqipërisë

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre Aktualitet

SHERRI NË GJKKO/ Zbardhet dinamika: 3 vëllezërit Bushgjokaj rrahën Petrit Çakrajn pasi dëshmoi kundër tyre

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT