• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DONALD TRUMP NË KRIZË/ Del nga lista e më të pasurve
Home
Jetë

DONALD TRUMP NË KRIZË/ Del nga lista e më të pasurve

6 October, 2021 s.autor Jetë

Për herë të parë në 25 vjet Donald Trump është jashtë listës së klasifikimit të Forbes për 400 njerëzit më të pasur të Amerikës. Pasuritë e ish -presidentit amerikan arritën sot në 2.5 miliardë dollarë, pra 400 milionë nën pragun e nevojshëm për të hyrë në listën prestigjioze.

Që nga viti 1997 deri në 2016, para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë, manjati kishte mbetur fort në krye të renditjes.

Sipas Forbes, pasuria e Trump mund të ishte të paktën 7 miliardë dollarë sot, por dy faktorë i kushtuan shtrenjtë ish –presidentit. Nga njëra anë vendimi për të mos investuar një pjesë të madhe të aseteve të tij, nga ana tjetër pasojat e pandemisë në asetet e pasurive të paluajtshme dhe humbja e vlerës së Kullave Trump.

Sipas Forbes Personi më i pasur në Amerikë, për të katërtin vit radhazi, është Jeff Bezos me 201 miliardë dollarë, 22 miliardë dollarë më shumë se lista e vitit të kaluar.

Në vendin e dytë është Elon Musk, me një pasuri më vlerë 190.5 miliardë dollarë, pothuajse trefishi i asaj që vlente në listën e vitit 2020, për shkak të rritjes së madhe të çmimit të aksioneve të kompanisë së makinave elektrike Tesla.

Mark Zuckerberg zuri vendin e tretë, falë një rritjeje prej 63% të aksioneve të Facebook që nga lista e vitit të kaluar. Bill Gates renditet në vendin e katërt, hera e parë që ai nuk ka qenë në një nga dy vendet e para në tre dekada. Melinda French Gates shfaqet në Forbes 400 për herë të parë këtë vit në Nr. 158 me një vlerë prej 6.3 miliardë dollarë.

Në listën e Forbes të 400 të amerikanëve më të pasur, pasuria kolektive e anëtarëve u rrit me 40% gjatë vitit të kaluar në 4.5 trilionë dollarë, nga 3.2 trilionë dollarë. Pothuajse të gjithë janë më të pasur se një vit më parë.

Forbes llogariti pasuritë neto për listën duke përdorur çmimet e aksioneve nga 3 shtatori 2021, të cilat dolën të ishin afër niveleve rekord për indekset e aksioneve amerikane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT, DHUNË E DROGË/ Arrestohen tre “problematikët” në Lezhë
Previous article E PAPRITUR/ Nuri Sahin, “perla” e dështuar e Madridit bëhet lojtar – trajner

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT