• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PERSEKUTIM POLITIK DHE…”/ Biznesmeni i arrestuar në Mal të Zi mohon përfshirjen në vrasje
Home
Rajon

“PERSEKUTIM POLITIK DHE…”/ Biznesmeni i arrestuar në Mal të Zi mohon përfshirjen në vrasje

4 October, 2021 F.autor Rajon

Biznesmeni me origjinë azerbajxhanase, Telman Ismailov, ka mohuar se është i përfshirë në vrasjen e dy biznesmenëve në Moskë duke thënë se urdhër arresti i Rusisë ndaj tij është rezultat i një persekutimi politik dhe ekonomik.

Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij, Millosh Vuksanoviq.

Miliarderi Ismailov u arrestua më 1 tetor në Podgoricë, pasi ndaj kishte një urdhër-arrest ndërkombëtar dhe kërkesë për ekstradim nga ana e Rusisë.

Gjyqtari hetues i Gjykatës së Lartë në Podgoricë, Vladimir Novoviq, urdhëroi ekstradimin e Ismailovit për shkak të rrezikut të arratisjes.

“Rreziku i arratisjes së tij qëndron në faktin se ndaj të pandehurit është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar për veprën penale të vrasjes. Sipas Kodit Penal të Federatës Ruse për një vepër të tillë parashikohet një dënim i përjetshëm. Ky person ka një sërë kontaktesh në biznesin ndërkombëtar dhe ai mund t’i përdorë ato për t’u feshur”, thuhej në vendim.

Në lidhje me procedurën e ekstradimit, avokati Vuksanoviq, thotë se ende është shumë herët për të bërë një vlerësim se çfarë mund të ndodhë.

“Ne jemi ende në fazën fillestare të procedurës së ekstradimit. Ende nuk i kemi pranuar nga Rusia të gjitha dokumentet se për çfarë ngarkohet. Afati që shteti rus të paraqesë dokumentet është 18 deri në 40 ditë”, tha Vuksanoviq.

Ai thotë se Ismailov ka kërkuar më parë azil në Mal të Zi dhe mbrojtje nga ajo që ai pretendon se është persekutim nga autoritetet ruse.

“Ju kujtoj se klienti im kërkoi mbrojtje nga shteti i Malit të Zi dhe se tani kemi dy procedura paralelisht. Do të shohim se si do të përfundojë gjithçka”, tha ai.

Mediat raportuan se në fund të vitit 2018, djali i tij Alekper Ismailov bleu gjysmën e kapitalit aksionar të Kazino Avala në Budvë të Malit të Zi.

Megjithatë në Regjistrin Qendror të Bizneseve në Mal të Zi, më 4 tetor 2021, emri i Alekper Ismailov nuk është i shkruar si pjesë e pronësisë së kompanie.

Babai i tij, dikur ka qenë një nga biznesmenët me lidhje të shumta në Rusi. Më 2009 autoritetet ruse ia mbyllën një treg në ambient të jashtëm për shkak të “shkeljeve sanitare dhe të sigurisë” dhe kryerjen e aktiviteteve të paligjshme.

Në atë kohë, Komiteti Hetues i Rusisë tha se ai treg funksiononte si një “shtet brenda një shteti”. Kritikët thonë se mbyllja e tregut Cherkizovsky mund të ketë qenë pjesë e një beteje për pasuri të patundshme në Moskë.

Ky biznesmen ka qenë në shënjestër të presidentit rus, Vladimir Putin, për shkak të stilit të tij të jetës luksoze.

Putin pati thënë se miliarda dollarët e fituar në Rusi, duhet të investohen në vend, dhe jo në projekte jashtë.

Ismailov përfundimisht pati ikur nga Rusia dhe pronat e tij atje u konfiskuan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TENSIONEVE/ Blinken niset drejt Francës për të rigjallëruar aleancën Transatlantike
Previous article NJERËZ QË VRAPOJNË.../ Dalin PAMJET e atentatit, si u vra shqiptari me dy plumba në kokë në Greqi (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT