• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS TENSIONEVE/ Blinken niset drejt Francës për të rigjallëruar aleancën Transatlantike
Home
Nderkombetare

PAS TENSIONEVE/ Blinken niset drejt Francës për të rigjallëruar aleancën Transatlantike

4 October, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken po udhëton drejt Francës, vizita i tij e parë në këtë vend pas arritjes së një marrëveshjeje të zgjeruar trepalëshe në fushën e sigurisë, mes Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUS), marrëveshje që rriti tensionet mes aleatëve transatlantikë.

Ekspertët presin që zoti Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën, ta përdorë këtë vizitë për të përmirësuar marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Parisit.

Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), planifikuar të mbahet në datat 5 dh 6 tetor, gjatë të cilit do të përkujtohet edhe përvjetori i 60-të i organizatës.

Zoti Blinken do të zhvillojë dhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian. Franca do të marrë presidencën e radhës së Bashkimit Evropian nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2022.

“Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologun francez për të vazhduar bisedimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA-Francë për një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë në rajonin e Indo-Paqësorit, krizën klimatike, rimëkëmbjen ekonomike pas goditjes nga pandemia e COVID-19, si dhe marrëdhëniet transatlantike. Diskutimet do të përqëndrohen gjithashtu tek bashkëpunimi me aleatët dhe partnerët tanë për të trajtuar sfidat globale“, thuhej në një deklaratë të lëshuar të premten nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Tensionet mbi marrëveshjen AUKUS

Administrata e Presidentit Joe Biden njoftoi më 15 shtator një pakt të ri sigurie me Australinë dhe Britaninë e Madhe. Sipas marrëveshjes, Australia do të blejë të paktën tetë nëndetëse me energji bërthamore, që do të ndërtohen në vend duke përdorur teknologjinë amerikane. Marrëveshja erdhi pasi Australia u tërhoq nga një marrëveshje e mëparshme me Francën, që përfshinte nëndetëse që punojnë me bateri dhe naftë, një vendim që shkaktoi zemërimin e Parisit.

Dy ditë pas njoftimit të marrëveshjes, Franca tërhoqi ambasadorët e saj nga SHBA-ja dhe në Australia. Zoti Le Drian foli për një “krizë besimi” me Shtetet e Bashkuara.

Pas një telefonate mes Presidentit Biden dhe Presidentit Francez Emmanuel Macron më 22 shtator, e cila synonte të lehtësonte tensionet, udhëheqësit vendosën të “nisin një proces konsultimesh të thella” për të rikthyer “besimin”. Zoti Macron vendosi gjithashtu të rikthejë në Uashington ambasadorin e vendit të tij, Philippe Etienne.

Të enjten, këshilltari amerikan për Sigurinë Kombëtare Jake Sullivan u takua me zotin Etienne në Shtëpinë e Bardhë me synimin për të nxitur axhendën e përbashkët, përpara takimit të dy presidentëve në Evropë në fund të muajit tetor. Biden-Macron do të marrin pjesë në takimin e Grupit 20 që mbahet në Romë në fund të muajit.

“Ne duhet të sigurohemi që besimi ekziston” tha të premten në një telekonferencë Karen Donfried, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike e sapo konfirmuar në këtë detyrë.

Ndërsa Uashingtoni dhe Parisi i shohin si mjaft të rëndësishme marrëdhëniet mes tyre, James Goldgeier, i cili bashkëpunon me Institutin Brookings me qendër në Uashington, thotë se administrata e Biden “u duk disi e befasuar nga reagimi i zemëruar i Francës” mbi marrëveshjen AUKUS.

“Është diçka e mirë që të dy presidentët po kërkojnë mënyra për të ecur përpara. Nuk ka dyshim se administrata Biden e sheh me mjaft përparësi rajonin e Indo-Paqësorit. Politika e Shteteve të Bashkuara ndaj rajoneve si Evropa, shihet nën këtë objektiv“, tha zoti Goldgeier për Zërin e Amerikës.

Departamenti i Shtetit tha në një deklaratë se pjesë e delegacionit amerikan në ministerialin e OECD-së që mbahet në tetor do të jenë gjithashtu edhe i Dërguari Special i Presidentit për Klimën John Kerry dhe Përfaqësuesja e Tregtisë Katherine Tai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK BESOJ SE..."/ Lori Hoxha merr gjithmonë atë që do, por ka dhe një pendesë
Previous article "PERSEKUTIM POLITIK DHE..."/ Biznesmeni i arrestuar në Mal të Zi mohon përfshirjen në vrasje

F.autor

Postime të ngjashme

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini Botë

FRANCA DHE GJERMANIA FORCOJNË MBËSHTETJEN PËR UKRAINËN/ Raketa të reja nga Macron dhe 10 milionë euro nga Berlini

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje Botë

PARALAJMËRON KIEVIN/ Putin: Hape kutinë e Pandorës, do të marrësh të njëjtën përgjigje

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar Botë

TARIFAT TREGTARE NGA SHBA/ Kryeministri kanadez: Janë të dizajnuara për të na dëmtuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT