Një ngjarje shokuese ndodhi pasditen e djeshme në Tiranë, ku dy të rinj humbën jetën pas mosmarrëveshjes në çift.
26-vjeçari, Kliton Pira, nga Dibra që prej vitesh jetonte në zonën e Laprakës, ishte njohur me të dashurën ganeze në internet, në kohën që ishte emigrant i paligjshëm në Angli.
Ganezja 31-vjeçare, Jawsackie Jaboah, me pasaportë franceze, u qëllua me thikë nga Pira, i cili më pas u hodh nga kati i tetë i pallatit dhe gjeti vdejen e menjëherëshme.
Nga kjo ngjarje është tronditur një vend i tërë, ku disa prej qyetarëve kanë hyrë në adresën e “facebook-ut” të autorit dhe nuk i kanë kursyer komentet negative por ka edhe nga ato kur disa të tjerë shprehin ngushëllime për dy viktimat në foton e publikuar nga vetë ata kohë më parë.
Alpenews.al ju sjell disa nga komentet e tyre.









