• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KORONAVIRUSI/ Mjeku: Gratë shtatzëna të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin
Home
Sociale

KORONAVIRUSI/ Mjeku: Gratë shtatzëna të vaksinohen, turp historirat me sterilitetin

1 October, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kirurgu Ëngjëll Bejtaj duke folur për situatën e pandemisë tha se arma më e mirë kundër COVID është vaksinimi. Ai që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti COVID Bejtjaj tha se bën vepër penale.

“Këta që vdesin sot janë të infektuar para 2 ose 3 javësh. Ky është shpjegimi pse ka shumë vdekje sot dhe pse do ketë më pak në ditët që vijojnë. Vaksinimi është mekanizmi, arma mjeti me të cilën mund të përballesh me pandeminë. Ai  që bën propagandë kundër vaksimit dhe masave anti covid bën vepër penale drejtpërdrejt. Se kuptoj  indiferencën e organeve kompetente. Meqë ka vaksinë dalin e thonë pse na detyroni të vaksinohemi, nëse sdo kishte vaksinë do dilnin të thoshin pse ska vaksinë”, tha ai.

Kirurgu tha se edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen, ndërsa i quajti të turpshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Kritika për ministrinë e Shëndetësisë ai ka pasur në disa pika, një prej tyre, kryerjen e një studimi për pacientët në gjendje të rëndë se sa prej tyre ia dalin të fitojnë betejën.

“Edhe vaksinat më serioze japin 95% efekt. Nëse vaksina të mbron 95% edhe përqindja e vdekjeve do jetë shumë më e ulët. Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një turp i vërtetë.  Sot si kirurg do më interesonte të dija nga të gjithë ata pacientë që për shkak të komplikacioneve kanë qenë rtë detyruar të futen në respiracion, sa prej tyre ka përfitues, jam i sigurt që ska një studim. Kjo do ndikonte në psikologjinë e njerëzve. Numri i atyre që janë në gjendje të rëndë sot, 35% e tyre të nesërmen janë të vdekur.  Ministria sot duhet të dinte sa kanë qenë përfitues ata që janë trajtuar me respiracion. Nëse janë shumë kush janë arsyet, ndiqen me vonesë… Unë kam pyetur kolegët e mi italian, në Itali minimumi 30% e atyre që janë në gjendje të rëndë ia dalin”, shtoi ai.

Një grua shtatzënë në muajin e katërt ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. E reja 33 vjeç prej dy ditësh ndodhej e intubuar në spitalin COVID 1. Roza Qoja nga fshati Gjader i Lezhës mbremjen e të martës u paraqit në urgjencën e Lezhës por me përkeqësimin e gjëndjes shendetësore u soll në Tiranë. Roza e 4 muajshe shtatzënë doli me COVID dhe për disa ditë ishte trajtuar në kushte shtëpie. Në spital shkoi kur u ajo rëndua.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E DYTA BRENDA JAVËS/ Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore
Previous article GEORGINA RODRIGUEZ PRET PROPOZIMIN PËR MARTESË/ Mamaja e Ronaldos del kundër: Ajo kërkon të përfitojë para

Delo.autor

Postime të ngjashme

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës Aktualitet

DETAJET E PARA/ Të shtëna me armë ndaj zjarrfikësve në Krastë të Krujës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT