Një buqetë me lule të bardha, një kornizë me foton e tij e lidhur me një shirit të zi, e një paketë cigaresh me çakmak! Këto janë sendet që kolegët kanë lënë në tavolinën ku ulej çdo ditë për të nisur punën nënkomisari i Krimeve në Lezhë, Saimir Hoxha.
Një ditë pas përcjelljes së tij për në banesën e fundit, pasi humbi jetën në krye të detyrës, kolegët kanë vendosur që ta kujtojnë ndryshe 44-vjeçarit, i cili u vra nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Ky i fundit, pas më shumë se 5 orë nga vrasja vendosi që të tërhiqte këmbëzën për herë të dytë por kësaj herë nga vetja, duke i marrë jetën vetes. I riu do të përcillet sot për në banesën e fundit./BW



