• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ISHTE ZGJEDHUR POSAÇËRISHT PËR TË”/ Ish-ndihmësja e Trump: Putin solli përkthyesen tërheqëse për ta shpërqendruar
Home
Nderkombetare

“ISHTE ZGJEDHUR POSAÇËRISHT PËR TË”/ Ish-ndihmësja e Trump: Putin solli përkthyesen tërheqëse për ta shpërqendruar

30 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti rus Vladimir Putin solli një përkthyese tërheqëse femër në një takim me Donald Trump në Samitin e G20 në Osaka në vitin 2019, për të shpërqendruar homologun e tij amerikan.

Kjo gjë pohohet nga një ish-ndihmëse e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham.

Ajo ka botuar një libër, ku pohon se Fiona Hill, ish-drejtore e Lartë për Evropën dhe Rusinë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, vuri re përpjekjen e Putinit për ta lënë Trumpin nën vëzhgim.

“Ndërsa filloi takimi, Fiona Hill u përkul dhe më pyeti nëse e kisha vënë re përkthyesin e Putinit, e cila ishte një grua zeshkane shumë tërheqëse me flokë të gjatë, një fytyrë të bukur dhe një figurë e mrekullueshme” – shkruan Grisham, sipas një fragmenti të botuar në ‘New York Times’.

“Ajo vazhdoi të më thoshte se dyshonte se gruaja ishte zgjedhur nga Putini posaçërisht për të tërhequr vëmendjen e presidentit tonë”, vijon ajo.

Mediat ruse më vonë identifikuan përkthyesen në atë takim si Daria Boyarskaya e Ministrisë së Jashtme. Fotografitë e saj janë publikuar nga shumë media në mbarë botën pas publikimit të teorisë së çuditshme.

Marrëdhënia e Trump me Putin ishte subjekt i histerisë gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan si udhëheqës, veçanërisht pasi agjencitë e inteligjencës amerikane arritën në përfundimin se Moska kishte nisur një fushatë për të ndihmuar Trumpin të fitonte zgjedhjet e vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZHVILLIM POZITIV"/ Presidentja e KE-së: Marrëveshja e arritur në Bruksel e mirë për mbarë rajonin, tani dialogu duhet...
Previous article LULE, FOTO E PAKETË CIGARESH/ Në tavolinën ku Saimir Hoxha u ul prej vitesh si oficer krimesh, si e nderuan kolegët (FOTO)

s.autor

Postime të ngjashme

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT