• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUHET NJË OPOZITË NDRYSHE”/ Enno Bozdo: Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, kemi nevojë të pjellim një tjetër lloj opozite
Home
Politikë

“DUHET NJË OPOZITË NDRYSHE”/ Enno Bozdo: Berisha e ka mbyllur ciklin e tij, kemi nevojë të pjellim një tjetër lloj opozite

29 September, 2021 s.autor Politikë

Një ditë më parë, u prezantua fronti më i ri opozitar brenda Partisë Demokratike nën siglën “IDE”. I rreshtuar kundër kryetarit Lulzim Basha, Enno Bozdo thotë se iniciativa e prezantuar dje nga Fatbardh Kadilli është një projekt 3-vjeçar.

I ftuar në “Abc live”, Bozdo tha se kjo iniciativë vjen për shkak të problemeve që shikonin në parti. Ndër të tjera, Bozdo u shpreh se pas zgjedhjeve i ka kërkuar Bashës ndryshime në PD.

“Edhe sikur të mos kishte ndodhur skizma mes Berishës dhe Bashës problematika ishte atje. Iniciativa e Kadillit ishte një projekt disavjeçar sepse shikonim gjëra që nuk shkonin. Sa më shumë shikonim që partia burokratizohej aq më shumë lindte ideja për të ndërmarrë një lëvizje të tillë, është të paktën 3-vjeçare në dijeninë time.

Problematika me opozitën ka qenë përpara se të fillonte skizma. I kam kërkuar Bashës jo thjeshtë evidentimin e arsyeve, jo thjeshtë konceptin e masakrës zgjedhore. Ne e dimë çfarë ka ndodhur, por i kam thënë që e dinim që do i vidhte zgjedhjet. Atëherë i kam kërkuar një opozitë ndryshe. Fytyra të ndryshme, verbit politik.

Në fushatën zgjedhore Basha nuk kishte asnjë lloj projekti. Basha ia hodhi të gjithë fajin për humbjet manipulimin zgjedhor. Nëse nuk korrigjojmë shanset që të vijë në pushtet janë zero,” shprehet ai.

Bozdo shprehet më tej se Sali Berisha e ka mbyllur ciklin e tij në PD dhe se është e nevojshme të ketë një opozitë ndryshe.

“Berisha e ka mbyllur ciklin e tij dhe ai e di këtë. Ne kemi nevojë të pjellim një tjetër lloj opozite. Gjëja kryesore është që një politikan të jetë i besueshëm. Sali Berisha ka qenë i besueshëm. E vërteta është që duhet një opozitë ndryshe,” shprehet Bozdo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VAKSINIMI/ Manastirliu: Deri në dhjetor vijnë 500 mijë doza Pfizer, kemi garantuar vaksinat për 2022
Previous article MBLEDHJA E QEVERISË/ Balluku: Kemi miratuar një sërë shpronësimesh, nisim punën për...

s.autor

Postime të ngjashme

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT