Një nga të pranishmit në takimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në “Foltoren” e Vlorës nuk ka mundur dot që të rrijë pas por është çuar për ta takuar. Pasi është përshëndetur e liderin historik të Partisë Demokratike, ai i ka kërkuar që Berisha ta bashkojë forcën politike.
“I nderuar zoti Sali ju më njihni mirë. Të burgosurit politik nuk janë zënë njëherë në gojë pas largimit tuaj. Jemi miqtë më të mirë të Amerikës. Nuk e pranoj dot këtë. Po ta kërkoj diçka, dua nga ana juaj; ndershmërinë, familjen he të tretën po ta them. Në PD t’i bashkosh kudo janë nga jugu në veri. Mbasi ta organizoni PD-në të zgjidhni njerëzit më të ndershëm dhe më të pastër,”-tha qytetari.



