• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E KA PËR SHQIPËRINË? Ish ambasadori grek: Së shpejti do njohim Kosovën. Por ndalohet bashkimi i saj me…
Home
Politikë

E KA PËR SHQIPËRINË? Ish ambasadori grek: Së shpejti do njohim Kosovën. Por ndalohet bashkimi i saj me…

24 September, 2021 F.autor Politikë

Ish-ambasadori grek Aleksandros Malias është bindur se Greqia do të njohë së shpejti pavarësinë e Kosovës.

Në një opinion për për gazetën “Ekathimerini”, ish-ambasadori në Shqipëri në vitet 1999-2000,  foli për marrëdhëniet midis Greqisë, Shqipërisë dhe Kosovës, duke dhënë detaje për politikën e ndjekur nga Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias.

“Kontaktet e nivelit të lartë me Kosovën janë intensifikuar. Kanë kaluar më shumë se 16 vjet (3 mars 2005) që atëherë kryeministri grek Costa Karamanlis vizitoi Prishtinën. Ishte vizita e parë dhe fatkeqësisht e fundit e kryeministrit në atë shtet të pavarur të cilin Greqia nuk e ka njohur dhe që ndodhet dy orë nga kufijtë tanë, “shkroi Malias.

Malias, ish-ambasador në Uashington, thotë se një marrëveshje midis Greqisë dhe Kosovës do të përmirësonte pozicionin e vendit fqinj, i cili mund të “përqafojë” Prishtinën dhe të shtypë ndikimin e Turqisë në Ballkan.

“Ministri Dendias ka inicuar një dialog të nivelit të lartë midis Greqisë dhe Republikës së Kosovës. Në fund të rrugës, ka të ngjarë të vijë njohja. Ky zhvillim, i cili do ta afronte Greqinë me faktorin shqiptar, do të thyente dominimin e Turqisë,” tha ai.

Një dokument i tillë, të cilin Malias e quan “pakt”, sipas tij, do të duhej të përfshinte dispozita që ndalojnë “bashkimin e Kosovës me cilindo shtet fqinj”.

“Prandaj njohja kombinohet me kushtin bazë për rajonin më të gjerë në lidhje me përjashtimin e ndryshimeve të kufirit, ndarjeve dhe shkëmbimeve të territoreve (me Serbinë) dhe një bashkimi të mundshëm të ardhshëm (me Shqipërinë),” tha ai.

Duke folur se si do të ndikonte në Serbi një vendim i tillë i Athinës, Malias shkruan se marrëdhëniet greko-shqiptare nuk duhet të prekin Serbinë.

“Pavarësisht paralajmërimeve, zyrtarët serbë që kanë harruar se Greqia ka shpenzuar sasi të mëdha të kapitalit diplomatik në të kaluarën për të mbështetur politikat jugosllave dhe serbe,” tha ai. “Tani ka ardhur koha të ndryshojmë qasje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REALIZOI DOPIETË NDAJ TRABZONSPOR/ Mesfushori Çekiçi: Babai më kritikoi, ja kush më ndihmon shumë... (VIDEO)
Previous article NUK NDALEN PËRFORCIMET NË EKIP/ Guardiola paguan klauzolën, hapet rruga për Juventus-in

F.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT