• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës, që ktheu partinë në kompani private
Home
Politikë

Ish-këshilltari i Bashës: Fundi pa lavdi i PD së kanakarit të Berishës, që ktheu partinë në kompani private

24 September, 2021 F.autor Politikë

Nga Piro Ahmetaj

Në respekt të mijëra konsideratave për “kurajon dhe oponencën e fortë” ndaj qasjes diskretituese të Lulëzim Bashës mbas 25 Prill, po ndaj disa qëndrime shtesë:

Së pari, besoj që tashmë të jenë kthjelluar të gjitha dilemat: “ish-PD, ose edhe më qartë, kompania private e Lulëzim Bashës i ka (1) shitur, ja kanë (2) manipuluar/vjedhur si dhe i ka (3) humbur në mënyrë turpëruese edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2021”!

Veçmas, ose të 3-ja së bashku nuk ka më asnjë pikë rëndësie. Ashtu si edhe retorika e të gjithëditurve, dufi i militantëve të dëshpëruar në rrjete sociale apo diskutimete skuadrës humbëse, ose të punësuarve të rinj nga PD në Kuvend pas shtator 2021 (Basha, Bardhi, Rushi, Duma, Salianji, Gjokmarkaj, etj te (de) graduar si ofiqarë), do kenë ZERO interes për demokratët, deri në zgjedhjet e  2025 !

Fshati digjet, znj…, krihet thotë populli. Ja kështu mbasi e rimori pa turp karrigen, Kryetari, doroviti skuadrën e tij humbëse dhe sekserët zullumqarë me postenë forume (KK & Kryesi) vetëm për të forcuar murin e kamikazëve dhe si Ali komiku i Bagdadit vijon të mbajë ligjërata mbi: «fitoret madhështore që e presin PD nën udhëheqjen e tij në mos në 2025,  e sigurt në 2029”!

Së dyti, pamvarësisht kostumit perëndimor, artikulimit Euro-Atlantik  apo ballukeve bolshevike: “qasja delinkuente  e LB dhe gardës së ofiqareve reth tij”, e ka katandisur tashmë PD në një kompani të falimentuar.

Me fjalë të tjera, 13 Qershori, 18 Koriku dhe 30 Gushti 2021 do të inventarizohen në memorien e pluralizmit si funerale poshtëruese të vlerave dhe  besimit te PD!

Parë kështu, këto 3 data demonstrojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë perverse të Kryetarit humbës, por edhe mungesën dëshpëruese të kurajos në partinë që ka lindur dhe ka për mision Lirinë!  Kështu, faqe e zezë kur personazhe me peshë publike, prisnin si “haleluja” renditjen në listën e Kryetarit mashtrues, dhe me zvarritje në të treja këto ngjarje për të hipotekuar fundin pa lavdi të PD së LB!

Ndërsa një gardë pagatorësh, ende zgërdhihen nëpër studio dhe kuvend duke brohoritur: “deri në vdekje me udhëheqësin e lavdishëm”, edhe pse nën drejtimin e tij në 8 vjet, PD s’ka  asnjë fitore të vetme.

Neveri për mediat e kapterëve, ngritur me parat e VEFAs dhe ushtrinë e punësuar me byrek në portalet e familjarëve që qelbën dynjanë me prapagandën: “edhe humbës i përsëritur edhe krenar, edhe trim i tërbuar edheproAmerikan i madh  …”!

Keqardhje për 10-ra mijëra demokratë, që edhe mbas dëshpërimit për humbjen mëkatare, i marrin zvarrë në llogoret e betejave e radhës: “për mbrojtjen e nderit të Kryetarit humbës…”.

Së treti, për rethana shtesë e kam ndjekur i pasurprizuar dhe i pazhgënjyer “timërimin e vonuar” të Lulezim Bashës për ta përjashtuar (vrarë Babën) nga grupi parlamentar dhe pabesinë cinike për ta diskretitur ish-Kryetarin, Presidentin,  Kryeministrin,bashkë me të edhehistorinë dhe vlerat e PD për 30 vjet!

Që kryetari pa këllqe, këtë vendimarrje nuk e ka bërë as për PD, as për Shqipërinë, as për SHBA dhe as per t’u hakmarrë në emër te armiqve të Berishës, por vetëm për interesat e tij private “këte e di edhe maçi” thonë nga jugu, dhe besoja ta dinë edhe të punësuarit e rinj në kuvend, që fluturojnë nga gëzimi që “janë thirrur nga Ambasada e SHBA-ve në Tiranë”! Çfarë mjerimi !

Nga ana tjetër, shpreh neverinë për qasjen e Bashistëve: “kush nuk është pro Kryetarit të Madh, është armik  i SHBA, i PD dhe iKombit. Pra “Rrezikut Amerikan”, i një forme moderne, edhe më tinzare se E. Hoxhës.  Kujtohuni se për të rrimarë karrigen e Kryetarit në 13 Qershor, si skuth i stërvitur, u tha demokratëve: “kush nuk voton mua njeh zgjedhjet e vjedhura dhe voton armikun Rama” !

Po ashtu qasja se “ato që di unë dhe Berisha s’do i merrni vesh kurrë”, jane shfaqje të një qurramani të llastuar, pasi mbështetur në parimet bazë, Liderët e Partive (jo kompanive private) kanë detyim të infomojnë stukturat për “gjithshkaqë dinë”, ashtu siç edhe mbajnë pëgjegjësi për ato që bëjnë dhe nuk bëjnë” në interes të organizatës që drejtojnë !

Përsa që angazhohen me përgjegjësi publike, kjo qëndron për Bashën edhe për Berishën, për t’u thënë demokratëve dhe Shqiptarëve: “çfar nuk do marrin vesh kurre”?! Shqipëria nuk ka armë bërthamore dhe kujtohuniqë mbasi bëri publike edhe emailed e Ambasadorit DonaldLu, “Basha ështëshpallur i pa besuar nga USA për sekrete”.

Po ashtu e gjykoj si povokim të rëndë ndryshimin tinzar të statusi si dhe shashkën cinike: “nuk e mbledh forumet për vendimarrjet e SHBA”, sikur Partinë ta ketë trashëgimi…? Nëse vërtet ka dalldisur deri këtu, anëtarësia e PD duhet tëkërkojë komision mjekësor se qënka shumë rëndë.

Së katërti, edhe“reagimi i vonuar” Berishës, mesa duket i frymëzon militantët, pornukbesoj të bind  demokratët dhe shqiptarët me arsye të shëndoshë.

Për shembull, që Basha ka qenë i emëruari dhe kanakari tij dora vetë, kjo është e“vërtet e çimentuar” në hapësirën mbarë shqiptare dhe atë ndërkombëtare ! Ashtu siç edheështë e “vërtetë e rrënjosur”tashmë që LB nuk e ka zgjedhur askush as në 2005, as 2011, as 2013, as 2017, as në 2021, por është emëruar me bekimin, mbështetjen dhe heshtjen dëshpëruese të Sali Berishës.

Nga ana tjetër, jo çdo e keqe vjen për të bërë dëm. Kështu përtej  personalizimit bajat (me Berishën apo me Bashën) uroj që ky realitet,i krijuar nga kjo rethanë, të ndezi dritat e shpresës për të zgjuar arsyet fisnike mbi domosdoshmërinë kritike për ta trasformuar, ri-dimensionuar si dhe rikthyer vlerat e të djathtes moderne në PD.

Së pesti, statusin“Non Grata” nga DASH, si çështje familjare, Berisha e ka adresuar në gjykatë, dhe deri sa ajo të shpehet “prezumohet pafajësia”! Ky mbetet një parim i përbotshëm në demokaci. Nëse njërzit do ndëshkoheshin me proçedura teknike dhe mbi fakte të pa provuara nga gjykata do ishte shuar gjysma e njerëzimit !

Si dëshmimtar teknik,ri-përsëris vendosmërinë e mirënjohur dhe rolinthelbësor të ish-KryeministritBerisha në proçesin drejt/pasanëtarësimin në NATO.Kështu,risjell në kujtesë se në 2012 Shqipëria vlerësohet zyrtarisht:“një ndër 5 vendet model për përmbushjen për kontributet në NATO”!

Duke parë nga ky këndvështrim, pa bërë as prokurorin, as avokatin, as gjykatësin: “vendimin ndaj Berishës, nuk e gjej relevant me kohën, as të mirë balancuar, as racionale dhe as proporcionale me nevojën që ka Shqipëria për të rritur besimin te modelet e shtetit të së drejtës (SHBA/BE) si dhe për përmirësuar mekanizmat e demokracisë funsionale”!

Shpresoj që Bashistët të mos më shpallin në«grupin amiqësor anti-USA» = janë bërë për t’u mëshiruar.

Thënë këtë, lëvizja “Foltore” do të dështonte pa lindur ende, nëse do e bashkonte çështjen e familjes Berisha, domosdoshmërinë JETIKE dhe   përgjegjshmërinë e “babait”për të ndërmarrë një operacion shpëtimi për PD.

Duam apo nuk duam, është fakt se të gjitha opisionet e tjera (anti Bashë) kanë dështuar me sukses të plotë në këto 8 vite. Pra e besojmë apo jo, Berisha, ka kapacitetin për ta shkundur nga themelet kështjellën e pushtuar nga një sekt humbësish.

Së fundmi,thënë sa më lartë,  refuzoj me përbuzje të përfshihem më tej në debatin banal : “Dr.Berisha apo L.B”, edhe pse kurrë, për asnjë asye, për asnjë referencë dherethanë, nuk ka fare vend përkrahasime !

Për më tepër, e përsëris se jo personalizimi dhe ndarja në llogore, por ngritja, e një Bordi Tranzitor Mirëbesimi (BTM)mbetet domosdoshëri për nisur një proçes të shëndetshëm transformimi, me qëllim rikthimin e PD-së në shinat e së djathtës moderne si dhe të besimit te demokracia funksionale si SHBA dhe gjithë Europa.

Ndaj, duke ju falënderuar për mijëra mesazhet inkurajuese, dua ta përsëris fort se jam i përkushtuarpër të kontribuar me përgjegjshmëri shtesënë mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare si dhe forcimin e partneritetit strategjik me SHBA, NATO-n, etj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDA NDAJ SPEZIAS/ Trajneri Pioli: Do të vendos formacionin më të mirë, dhe të mundohemi që...
Previous article POSTON FOTON/ Rama takon drejtorin e “Pfizer”: Një vit më parë na hapi dyert, na lehtësoi luftën me...

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT