• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRPLASJET/ Bujar Nishani: PD, në ditën e saj më trishtuese, tani ka vetëm dy opsione
Home
Politikë

PËRPLASJET/ Bujar Nishani: PD, në ditën e saj më trishtuese, tani ka vetëm dy opsione

24 September, 2021 s.autor Politikë

Bujar Nishani, mendon se Partia Demokratike mbetet e vetmja alternativë sot për sot për të bërë të mundur ndryshimet politike në vend. Por për ta bërë këtë, ka nevojë për një ndryshim thelbësor.

“PD pati një rezultat më të dobët sesa ai I vitit 2013. 8 vitet e opozitës e kanë zvogëluar akoma më shumë PD, në vend që, sipas logjikës politike, duhet ta ridiminesiononin dhe ta kishin bërë të gatshme për të ardhur në pushtet”, tha Nishani në një intervistë në Ditarin e A2 CNN.

“PD është në ditën e saj më trishtuese. Dhe tani ka vetëm dy opsione: Ose të vazhdojë me këtë “status quo”, në këtë kënetë të madhe dhe të shkojë pak nga pak drejt asgjësimit të saj, ose të ridimensionohet në mënyrë dramatike, duke ndryshuar në mënyrë rrënjësore, parimin, strukturat, funksionimin dhe forcën e saj elektorale.

Nishani beson se lëvizja e ish-kryetarit Sali Berisha është inicimi më i mirë i këtij procesi. “Nuk ka aktor më të fortë se zoti Berisha për të nisur këtë proces. Sepse PD ishte kthyer në një masë amorfe që nuk prodhonte politikë, ide dhe besueshmëri te shoqëria. Duhej ky ndryshim, që nuk po lejohej për shkak të qëndrimeve të zotit Basha pas 25 prillit”.

Sipas Nishanit, pengesë për këto ndryshime deri tani ka qenë Basha. “Ndaj anëtarësia e PD, duke qenë e bindur që ai nuk e ka më integritetin për të qenë në krye të PD, sepse ka injoruar në mënyrë të hapur strukturat, statutin, ka përçarë PD ka hedhur tej trashëgiminë pozitive të PD dhe të gjitha funksionet e tij kanë shkuar në shërbim të qeverisë.

Hapi i parë është largimi i zotit Basha, të cilin do ta bëjë kuvendi kombëtar. Kriza është aq e thellë dhe zgjidhja e saj bëhet vetëm nga anëtarësia. Kuvendi Kombëtar hoqi nga statuti referendumin, ai e rivendos përsëri. Ai mund të bëjë një statut të ri nga fillimi”, tha Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRËMBIMI DHE DHUNIMI I KOZAKUT/ Stresi zbulon gjithçka: Fabion e kam vëlla, por kur të shahet familja...
Previous article SPAK "ZBARKON" NË KADASTRËN E VLORËS/ Prokurorët kërkojnë dosjet për zonat bregdetare

s.autor

Postime të ngjashme

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës Politikë

MBLEDHJA E PS NË POGRADEC/ Zbardhen diskutimet dhe porositë e Ramës

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë Politikë

SEZONI I RI POLITIK, PS NË POGRADEC/ Nis mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet Politikë

"DUHEJ QARTËSI"/ Celibashki për Reformën Territoriale: Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT