• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ La Shqipërinë para vendimit, si do të kërkohet ish-kryeprokurori LLALLA?
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET/ La Shqipërinë para vendimit, si do të kërkohet ish-kryeprokurori LLALLA?

23 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Vajtja në derën e shtëpisë së ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për ta vënë në pranga pas dënimit të tij me 2 vite burg me një vendim të formës së prerë, ishte një shkrepje boshe e Policisë së Shtetit.

Ndonëse ishin të vetëdijshëm për shkak të sistemit TIMS, se ish-kryeprokurori ishte larguar jashtë vendit, oficerët trokitën në derën e vilës së tij për të konsumuar procedurën standarde të kontrollit në banesë.

Por çfarë ndodh më pas me kërkimet për të arrestuar dhe dërguar në qeli Adriatik Llallën? Burime zyrtare të Policisë së Shtetit konfirmuan për A2 CNN se mbrëmjen së mërkurës, Llalla u shpall në kërkim kombëtar. Kjo do të thotë, që të gjithave komisariateve të policisë në vend iu është përcjellë në rrugë elektronike urdhri i SPAK për arrestimin e ish-kryeprokurorit, për llogari të vendimit të dhënë kundër tij nga Apeli i Posaçëm.

Sipas ligjit, pasi të konsumohen të gjithë kërkimet në vend dhe personi në kërkim nuk gjendet, Policia e Shtetit i kthen aktet prokurorit të SPAK, duke i pohuar pamundësinë e ekzekutimit të urdhrit. Në vijim, referuar procedurës, prokuroi mbush një formular tip të shpalljes në kërkim ndërkombëtar, që përmban gjeneralitetet e Llallës dhe çdo të dhënë të vlefshme për identifikimin e tij, të dhënat për vendimin gjyqësor, si edhe deklarimin se ky person kërkohet për qëllime ekstradimi. Ky formular i përcillet nga SPAK zyrës së Interpol për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit.

Adriatik Llalla u largua nga Shqipëria disa ditë para se dënimi me 2 vite burg ndaj tij të merrte formë të prerë. Ndonëse ishte i dënuar me burg, ai u largua lehtësisht nga vendi, pasi ndaj tij nuk kishte asnjë masë sigurie shtrënguese.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZON STARTIN E SEZONIT TË SERIE A/ Marchisio: Interi është solid, ecurinë e Juventusit do ta shohim…
Previous article NDOTJA E AJRIT/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

F.autor

Postime të ngjashme

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec Aktualitet

VRAU ISH-VJEHRRIN DHE RRËBEU ME FORCË ISH-GRUAN/ Kush është autori i ngjarjes në Roskovec

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari Aktualitet

KRIMI NË ROSKOVEC/ Banori i zonës: Jemi të shokuar, ishin njerëz për së mbari

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para Aktualitet

TRONDITËSE/ Burri vret ish-vjehrrin në fshatin Vidhisht, merr peng edhe ish-gruan e tij, detajet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT