• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRÇARJA E OPOZITËS/ Nënkryetarja e LSI: S’kemi pasur propozim nga PD për lista të përbashkëta. Nuk…
Home
Politikë

PËRÇARJA E OPOZITËS/ Nënkryetarja e LSI: S’kemi pasur propozim nga PD për lista të përbashkëta. Nuk…

22 September, 2021 F.autor Politikë

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, këtë të mërkurë e ftuar në Radar me gazetaren Jonida Shehu në ABC ka bërë një analizë në lidhje me humbjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Xhixho në fjalën e saj ka theksuar se një ndër shkaqet kryesore që ka shkaktuar dhe humbjen e zgjedhjeve është shit-blerja e votave, përdorimi i administratës shtetërore dhe përfshirja e grupeve kriminale.

“Më shumë se analizë e LSI-së raporti i OSBE-ODIHR tregon se çfarë ka ndodhur me 25 prill. Nëse qytetarët ishin të lirë në ushtrimin e votës së tyre, apo aty kishte përdorim të administratës publike dhe buxhetit të shtetit, apo fati i patronazhistëve që u përdorën nga partia në pushtet, ku në një vend tjetër kjo do të ishte skandal.

Masakra e 25 prillit është një dëm që i bëhet Shqipërisë dhe do të doja që këto zgjedhje të ishin standarde, dhe pse ne pamë përdorimin e legalizimeve, grupet kriminale dhe paratë e pista.

Ne nuk i shmangemi përgjegjësisë, por dua të them se jam krenare që kemi qenë pjesë e një skuadre që nuk ishte pjesë e shitblerjes së votave dhe shkatërrimit të demokracisë, LSI-ja ka marr shumë vota”, ka thënë Xhixho.

Ndër të tjera ajo ka komentuar dhe zërat se mes dy forcave politike opozitare ka pasur një debat parazgjedhjeve, persa i përket listës së kandidatëve.

Xhixho në intervistën e saj ka mohuar zërat që kanë qarkulluar nga radhët e Partisë Demokratike se ka pasur propozim për një listë të përbashkët në disa qarqe, ajo ka theksuar se nuk ka pasur propozim në tryezë nga pala tjetër për një gjë të tillë.

“Unë mund të them se i gjithë aksioni i parazgjedhjeve ne kemi ruajtur identitete tona dhe të gjithë i kemi shërbyer zhvillimit të një fushate me platforma, por që e vërteta është se fushata u kthye në skemë batutash.

Nuk ka pasur debate me PD para zgjedhjeve, por vetëm në sensin konstruktiv. Unë nuk di që të ketë pasur ndonjë vullnet të PD-së për një listë të përbashkët, nuk flas për thashetheme, por institucionalisht nuk ka pas asnjë vullnet për të dalë sëbashku”, ka deklaruar nënkryetarja e LSI-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Romeu shpjegon: Ja pse rinovimi i Messi-t ishte i pamundur
Previous article TRANSFERIM I BUJSHËM/ Të gjithë të "çmendur" për yllin Chiesa, agjenti Raiola frikëson Juventus-in

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT