Kabinet i ri…me zakone të reja! Zv.kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj ka dalë sot në një konferencë për shtyp, fill pas mbledhjes së dytë të Këshillit të Ministrave për të njoftuar para mediave, ato që ai i cilësoi si disa nga vendimet më të rëndësishme të takimit të sotëm. Fjalën e tij, Ahmetaj e nisi me prezantimin e formës së re të VKM-ve.
“Tradita e re që ka krijuar qeveria Rama 3 për informimin publik pas mbledhjeve të qeverisë. Kjo është mbledhja e dytë për këtë mandat. Dua të ndaj vendimet kryesore të Këshillit të Ministrave,”-tha ai në fillim të fjalës.
Më herët, të gjitha vendimet që merreshin çdo të mërkurë në mbledhjen e ministrave, pasqyroheshin vetëm në faqen zyrtare të Kryeministrisë, në rubrikën; Njoftime-VKM! Mesa duket tani socialistët po testojnë një formë të re informimi.


