Një aksident është regjistruar në aksin e rrugës rurale Bradashesh-Kusarth. Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, i cili u përplas me një karrocë.
Po ashtu bëhet e ditur se furgoni, i cili transportonte një të burgosur në gjykatë ka përplasur kalin që tërhiqte karrocën.





