• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
STUDIMI: Fëmijët preken më pak nga simptomat afatgjata të COVID-19
Home
Jetë

STUDIMI: Fëmijët preken më pak nga simptomat afatgjata të COVID-19

19 September, 2021 s.autor Jetë

Simptomat e COVID-19 rrallë vazhdojnë përtej 12 javëve te fëmijët, një shenjë siguruese se ata kanë shumë më pak të ngjarë se të rriturit të vuajnë nga efektet dobësuese të Covid afatgjatë.

Një përmbledhje shkencore nga studiues pediatër në Institutin Kërkimor të Fëmijëve “Murdoch”, në Melburn, Australi, arriti në përfundimin se, në pjesën më të madhe, studimet globale të “Long Covid” te fëmijët kanë “kufizime të rëndësishme” dhe se shumë prej tyre e mbivlerësojnë rrezikun.

“Long Covid” nuk është një term mjekësor zyrtar, por përdoret për të përshkruar rastet kur personi vuan nga simptomat e virusit për më gjatë se periudha zyrtare dyjavore e konsideruar nga OBSH.

Rishikimi, i sapopublikuar në Gazetën e Sëmundjeve Infektive Pediatrike, analizoi rezultatet e 14 studimeve, që përfshinin 19 426 fëmijë.

Ai raportoi se simptomat më të zakonshme, të përjetuara midis katër dhe 12 javëve pas një infeksioni akut te fëmijët, janë dhimbje koke, lodhje, shqetësime të gjumit, vështirësi në përqëndrim dhe dhimbje barku.

Zyrtari kryesor kërkimor dhe specialisti i sëmundjeve infektive pediatrike, profesori Nigel Curtis, shkruan se “të dhënat e shqyrtuara tregojnë qartë se Covid mbetet një sëmundje e butë te fëmijët nën 12 vjeç dhe se pranimet në spital janë të rralla”.

Curtis, gjithashtu, vëren se studimet ekzistuese të Long Covid te fëmijët kanë “kufizime të rëndësishme” dhe se nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar rreziqet afatgjata të paraqitura nga COVID- 19 për fëmijët.

Një pjesë e mirë e studimeve, gjithashtu, nuk kanë një përcaktim të qartë të rasteve dhe të dhënave të lidhura me moshën, marrin në konsideratë kohët e ndryshueshme të ndjekjes dhe shpesh mbështeten në simptomat e raportuara nga fëmija ose prindërit, pa konfirmim laboratorik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY VITE NGA ZJARRI/ Ja kur pritet të rihapet Katedralja Notre-Dame në Paris
Previous article POLICIA ARRESTON "TË FORTIN" E SHKODRËS/ Qarkullonte i armatosur nëpër qytet (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta Ben Jones, aktori i “The Dukes of Hazzard” dhe ish-kongresmen për dy mandate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT