• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I METËS/ Parashikimi i Ngjelës: Më mirë të mos shkojë në padi penale, mund t’i konfiskojnë pasurinë
Home
Politikë

SHKARKIMI I METËS/ Parashikimi i Ngjelës: Më mirë të mos shkojë në padi penale, mund t’i konfiskojnë pasurinë

18 September, 2021 F.autor Politikë

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”.

Gjatë fjalës së tij, avokati foli dhe për shkarkimin nga parlamenti i Presidentit Ilir Meta dhe vendimin përfundimtar që pritet të marrë për të, Gjykata Kushtetuese. Ngjela tha se në dëm të presidentit do të ishte nëse çështja shkonte në padi penale, pasi do të kërkohej më pas konfiskimi i pasurive të tij.

Sakaq, Ngjela tha se SPAK-u drejtohet nga SHBA dhe duke iu referuar deklaratave të Ambasadores Yuri Kim, paralajmëroi se do të ketë goditje korrupsioni të rangjeve të larta, duke nënkuptuar këtu politikanë.

Do të japë vendimin e saj Gjykata Kushtetuese për Metën?

Spartak Ngjela: Për mua shenjat janë që e shkarkon. Është mirë të mos shkojë në padi penale.

Si shkohet në padi penale?

Spartak Ngjela: Për shkelje të rënda kushtetuese. Me e rënda e tij është konfiskimi i pasurisë. Ia di unë, ka pallate, me sandalle ka ardhur kur ka qenë zv. kryeministër. I ke parë pallatet, do ia marrin. Kështu thotë ambasadorja amerikane. Ekspertët më kanë thënë mua, që i kanë gjetur 20 mld dollarë, kure populli s’ka të haj bukë. Ata thanë do ia kthejnë popullit shqiptar, le t’ia kthejnë.

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të godasin politikanët e lartë?

Spartak Ngjela: Për një gjë jam i sigurt që SPAK-un e drejton Uashingtoni. Ambasadorja Yuri Kim tha do të godasim korrupsionin në rangje të larta. Ishte atje para 2 ditësh doli nga zyrat e SPAK dhe tha që do të godasim korrupsionin e rangjeve të larta. Këto janë faktet, le të presim.

Si janë marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri?

Spartak Ngjela: Ka gabuar Rama me Albin Kurtin. Kurti mund të ishte më shumë politikan, duhet ta mundi Ramën me politikë. Rama është i dobët në krahasim me Kurtin.

Rama ka thënë që do të shkojë së shpejti në Kosovë. Çfarë pritet të prodhojë vizita?

Spartak Ngjela: Kërkesa ime është të fillojë reforma e re e përbashkët e dy tregjeve. Të shohim dhe Albini duhet të bëjë lëshime, sepse është i forti, Rama nuk është. Pavarësisht se është në shtetin që ata e kanë simbol, nuk është i forti në politikë. Ai që është i forti në politikë duhet të bëjë lëshime për bashkimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENDON PËR TË ARDHMEN/ Milan kërkon pasardhësin e Ibrahimovic, vë në shënjestër ish-yllin e rivalëve...
Previous article NISMA GJENIALE/ Në Francë çdo gol do të vlejë 500 euro këtë fundjavë

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT