• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DY RASTE QË “NXINË” SHQIPËRINË NË GREQI E ITALI/ Skenarët kinematografikë për të shpëtuar veten
Home
Breaking News

DY RASTE QË “NXINË” SHQIPËRINË NË GREQI E ITALI/ Skenarët kinematografikë për të shpëtuar veten

18 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy raste inskenimesh të rënda përgjatë këtij viti kanë “nxirë” figurën e vendit tonë në shtetet fqinje Itali dhe Greqi.

Rasti i parë është ai që u zbulua sot, pikërisht 9 muaj nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, makina e të cilit u gjet e djegur në Pukë në datën 9 janar. Policitë e dy vendeve kishin nisur hetimet për vrasje ndërsa në listën e të hetuarve ishin një sërë emrash biznesmenësh në vendin tonë të cilët Davide i kishte takuar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Por e vërteta rezultoi krejt ndryshe. Ai kishte dalë nga Shqipëria duke nisur një jetë të re në Toscana, ku u gjet nga policia italiane në një gomone në brigjet e Livornos.

Dyshohet se shkak për këtë sajesë kinematografike ishin bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali pas falimentimit të bizneseve të tij dhe tashmë synonte që të përfitonte nga siguracionet e jetës.

Por ndonëse fakti që është gjallë përbën një lajm të mirë, për Pecorellin nis një tjetër telash, ai i vënies përballë drejtësisë me akuzën e mashtrimit.

Një tjetër rast i bujshëm që u lakua për muaj të tërë ishte ai vrasjes së Caroline Cruch në Greqi nga i shoqi Babis Anagnostopolus në shtëpinë e tyre në Glyka Nera. Me gjakftohtësi ai sajoi një grabitje duke i thënë policisë se persona me maska ishin futur në shtëpinë e tyre duke vrarë Carolinën dhe duke varur qenin e tyre në shkallët e banesës.

Dhe në lidhje me këtë makabritet sajoi një indicie që të drejtonte dyshimet e hetuesve për përfshirjen e grabitësve shqiptarë, por autori rezultoi të ishte vetë ai.(abcnews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VURI FLAKËN SHKURREVE/ Një person në Pogradec rrezikon jetën nga zjarri, dërgohet...
Previous article QEVERIA "RAMA 3"/ Xhaçka poston foton e kabinetit qeveritar: Mirënjohëse shqiptarëve dhe kryeministrit...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT