• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
POROSI MINISTRAVE/ Rama: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë “minjtë” e Hipotekave, të licencave, shkopin kokës
Home
Politikë

POROSI MINISTRAVE/ Rama: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë “minjtë” e Hipotekave, të licencave, shkopin kokës

18 September, 2021 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama i la një porosi ministrave të kabinetit të ri qeveritar, që prioritet i të gjitha institucioneve të jenë qytetarët.

Kreu i qeverisë theksoi se ministrat nuk duhet të marrin në kurriz mallkimet që ia faturojnë ‘minjtë’ e Hipotekave, të licencave, apo të Legalizimeve, ndërsa iu sugjeroi që t’i japin ‘shkopin kokës’.

“Nuk kam çfarë flas për etikën e secilit prej jush, si njerëz në raport me njerëzit. Mund edhe mos të keni parasysh se çfarë korrektese t’ju karakterizojë. Fjalën e kam për etikën profesionale të institucioneve në varësi me qytetarët. S’më intereson asnjë shpenzim, as një rrugë, dhe s’do të pranojë asnjë justifikim para sjelljes me qytetarët, që trokasin në dyert tona që të qajë një hall. Kjo derë është platforma e bashkëqeverisjes, ‘Shqipëria që duam.al’. Vendimi i parë i kësaj qeverie sot është që ta çojmë në kuvend dhe ta kthejmë në ligj për të gjithë. Një gjë është me rëndësi, është se duhet qartë në këtë fjalë të nisjes së mandatit të tjerë, marrëdhëniet me publikun s’mund të jenë opsionale. Do një ministër merret me to, s’do, nuk merret. Do një drejtor në institucion, qytetarët trajtohen mirë, nuk do, trajtohen keq. Kjo do të jetë një marrëdhënie detyruese. Kur një qytetar mbetet pa përgjigje, pa adresë, pa zgjidhje, për shkak të zinxhirin të institucioneve tuaj, duhet të tundni dynjanë dhe të mendoni sikur të ishte babai juaj. Për ata duhet të tundni gjithçka. Ne se rregullojmë dot ne në këtë tryezë. S’ka shkop magjik për funksionimin sa hap të të gjitha institucioneve, pasi kjo do të kërkojë kohën e vetë. Nga koha e zezë e sporteve me shufra hekuri, nga era e qofteve, s’kemi bërë pak, por s’mund të bënim dot më shumë se kaq. Ne këtu mund t’i rrini me shkop jo magjik mbi kokë drejtorëve, shefave, që i lënë qytetarët varur në telat e burokracive. Do ju lutesha që të lexonit vetë ligjin e bashkëqeverisjes. Mos merrni në kurriz mallkimet që nja i faturojnë ‘minjtë’ e Hipotekave, të licencave, apo të Legalizimeve. Shkopin kokës çdo miu që e ka sajuar. Deri në mbyllje të ciklit të shërbimeve përmes digjitalizimit, dhe deri kur ta kemi futur plotësisht sistemin në vijën e duhur, shkopi është domosdoshmëri. Mund t’i bëjmë çeço zyrtarët e institucioneve.”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BIZNESMENI ITALIAN NË TELASHE/ Si mashtroi policitë e dy vendeve, KOCKAT në makinë u morën nga një varrezë
Previous article NËNDETËSET BËRTHAMORE/ Plas sherri Francë-SHBA-Australi, thirren ambasadorët në Paris

s.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga Politikë

"AJATOLLAHËT I BASHKOHEN ZYRTARISHT PROTESTËS"/ Rama replika me zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme iraniane: S’marrim leksione nga

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec Politikë

"KËSAJ I THONË TË KESH DY B*THA, NJË TA MBASH NJË TA ÇASH"/ Rama kritikon blogerët që mbështesin protestat në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT