• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NËNDETËSET BËRTHAMORE/ Plas sherri Francë-SHBA-Australi, thirren ambasadorët në Paris
Home
Nderkombetare

NËNDETËSET BËRTHAMORE/ Plas sherri Francë-SHBA-Australi, thirren ambasadorët në Paris

18 September, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Franca ka kaluar në kundërsulm pas marrëveshjes me SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe Australisë me qëllim furnizimin e këtij shteti me nëndetëse bërthamore.

Më parë, Australia kishte firmosur një marrëveshje me kompanitë franceze për 18 nëndetëse, por ndërhyrja e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe, të cilat i kanë ofruar nëndetëse bërthamore si edhe një mori shërbimesh të tjerë përballë kërcënimit kinez ka bërë që vendi të pranojë këtë ofertë, raporton abcnews.al.

Menjëherë pas marrëveshjes, presidenti francez Macron vendosi tërheqjen e ambasadorëve nga Australia dhe SHBA-të për konsultime në Paris.

“Me kërkesë të Presidentit kërkova tërheqjen për konsultime në Paris të ambasadorëve nga SHBA-të dhe Australia. Ky vendim vjen pas vendimit të paprecedentë të këtyre shteteve më datë 15 shtator”, tha ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian.

Krahas SHBA-ve dhe Australisë, Franca ka akuzuar edhe Britaninë e Madhe, por me një ton më të ulët për përfshirjen në programin AUKUS.

Sipas francezëve, Britania e Madhe u tregua opurtuniste duke marrë pjesë në këtë program duke nxjerrë nga loja Francën.

Çfarë është Aukus?

Kjo është ndoshta marrëveshja më e rëndësishme e sigurisë midis tre kombeve që nga Lufta e Dytë Botërore, thonë analistët. Pakti do të përqëndrohet në aftësinë ushtarake, duke e ndarë atë nga aleanca e inteligjencës Five Eyes, e cila gjithashtu përfshin Zelandën e Re dhe Kanadanë.

Ndërsa nëndetëset Australiane “copa e madhe”, Aukus do të përfshijë gjithashtu ndarjen e aftësive kibernetike, inteligjencën artificiale, atë kuantike dhe teknologji të tjera nënujore.

“Kjo është një mundësi historike për tre kombet, me aleatë dhe partnerë të të njëjtit mendim, për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe për të promovuar sigurinë dhe prosperitetin në rajonin Indo-Paqësor”, thuhet në deklaratën e përbashkët. Drejtuesit nuk iu referuan Kinës drejtpërdrejt, por thanë se sfidat e sigurisë rajonale ishin “rritur ndjeshëm”. /

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POROSI MINISTRAVE/ Rama: Mos merrni në kurriz mallkimet që na i faturojnë "minjtë" e Hipotekave, të licencave, shkopin kokës
Previous article "PS S'DO MBROJ..."/ Rama: Së shpejti rubrikë informimi për çdo akuzë, ministrat që s'do thonë të vërtetën, do mbajnë përgjegjësi

s.autor

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT