• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RASTET E REJA NË RRITJE/ Si ka ndryshuar numri i viktimave në valën e tretë, Alimehmeti shpjegon shkaqet
Home
Sociale

RASTET E REJA NË RRITJE/ Si ka ndryshuar numri i viktimave në valën e tretë, Alimehmeti shpjegon shkaqet

18 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

COVID ka shtrirë “hartën” e përhapjes në vendin tonë duke shënuar sërish një trend rritje. Vendi duket se është futur në një tjetër valë pandemie duke bërë që në harkun kohor të 24 orëve të shënohen deri në 1000 raste të reja.

Kështu në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 959 raste të reja me COVID, nga një numër relativisht i lartë testimesh, 5106 në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 6 pacientë. Kjo është edhe shifra rekord e viktimave në vendin tonë që prej muajve shkurt-mars kur regjistroheshin më shumë se 20 vdekje në ditë, ndonëse rastet e reja ishin thuajse në të njëjtat trende.

Thënë kjo, krahasuar me shifrat e 6 muajve më parë, në datë 16 Mars në vendin tonë janë shënuar 475 raste të reja nga 3005 testime të kryera në total, ndërsa kanë humbur jetën 17 pacientë. Ndërsa një muaj më herët, më 16 shkurt, në vend janë shënuar 801 raste të reja me COVID, nga 3842 testime të kryera në total dhe 15 humbje jete në harkun kohor të 24 orëve.

Epidemiologu Ilir Alimehmeti thotë për Abcnews.al se kjo vjen për shkak se një numër i lartë personash e kanë kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore ndërkohë që një pjesë tjetër janë vaksinuar.

“Një numër shumë i lartë personash e ka kaluar sëmundjen në mënyrë natyrore dhe një tjetër numër i rëndësishëm është vaksinuar. Kjo bën që të evitohen shumë raste të renda dhe humbje jetësh, pasi infektimi i moshave më të reja të pavaksinuara prodhon pikërisht shifra të larta të infektuarish por jo rastesh të rënda”, shprehet Alimehmeti.

Deri tani në vendin tonë janë vaksinuar kundër COVID gjithsej 1 640 239 qytetarë, prej të cilëve më shumë se 700 mijë kanë marrë të dyja dozat. Aktualisht janë 12 910 raste aktive me COVID në vend. Në spitalet COVID po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar.

Statistikat e COVID në Shqipëri- 17 Shtator 2021

Raste të reja ditore 959

Të shëruar në 24 orë 891

Të shtruar në spitale 215

Humbje jete në 24 orë 6

Testime ditore 5106

Testime totale 1,142,382

Raste pozitive 161,324

Raste të shëruara 145,845

Raste Aktive 12,910

Humbje jete 2,569

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARTESA MË VEÇANTË/ Çifti nga Kosova kurorëzon dashurinë me uniformë ushtarake
Previous article HABIT Myslim Murrizi: Berisha e Basha kanë dashur të kruhen aty ku u hante, por “lufta” e tyre është lojë

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT