• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Bozdo: Basha shkeli statutin, të dorëhiqet. PD në krizën më…
Home
Politikë

PËRJASHTIMI I BERISHËS/ Bozdo: Basha shkeli statutin, të dorëhiqet. PD në krizën më…

17 September, 2021 F.autor Politikë

Eksperti i ekonomisë në Partisë Demokratike, Enno Bozdo, komentoi në rubrikën “Opinion”, në New24, vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për të larguar nga Grupi Parlamentar i PD ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për Enno Bozdon ky është një vendim i gabuar dhe në shkelje të statutit të PD, ndaj dhe sipas tij, Basha duhet të bëjë një hap pas, të japë dorëheqjen, dhe t’i hapë rrugë një lidershipi i të ri në PD.

Pyetje: Nisja e aksionit të Berishës … ishte i drejtë vendimi i Bashës për ta përjashtuar ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar i PD?
Bozdo: Jo, vendimi ishte politik dhe duhej trajtuar në mënyrë politike. Vendim politik do të thotë, kur Kryesia, ose Kuvendi Kombëtar, ose dhe anëtarësia, të konsutleohshin dhe të shprehnin mendimin e tyre për një situatë të tillë, që realisht është shumë problematike për PD.

Mbajtja e vendimit në mënyrë personale nga Basha nuk ka të bëjë me rregullat e partisë apo me statutin, ndaj është provokuar kjo krizë, ku jemi sot. Unë nuk e di pse e bëri, atë e di vetëm Basha dhe njerëz shumë të afërt të tij, por mua më shqetëson kriza ku është futur PD, e cila është futur në krizën më të rëndë në këto 30 vite.

Unë personalisht kam pritur që Berisha të bëjë vetë hapin e parë, dhe kjo për mua ka qenë vendim i gabuar, se e çoi partinë në drejtim të paditur. Por, nga Basha prisja veçanërisht në këtë situatë të respektonte statutin e PD. Kjo është një parti politike dhe si e tillë procesi duhet politik. Aq më tepër, ajo që mua nuk më shkon, nëse është e vërtetë, siç thonë zyrtarët e lartë në PD, se e bëmë këtë se e kërkoi Amerika.

Kjo është një turp! Midis SHBA dhe çdo lloj prioriteti tjetër, prioritet absolut janë SHBA. Por, mënyra is bëhet procesi, vendimmarrja e fshehtë, e shpallur 20 minuta para se të fillonte procesi, ku nuk kishte asnjë mundësi të mblidhej Kryesia apo anëtarësia, nuk kishte kuptim.

Di që është bërë një gabim. Partia nuk është personale Lulzim Bashës, por e të gjithëve. Edhe unë kam aksionet e mia aty, edhe të tjerët, ndaj dhe duhej respektuar statuti. Kjo luftë sot, që dukjet se ka shpërthyer, nuk është aspak në dobi të demokratëve, por edhe shqiptarëve.

Është e pakuptimtë që Berisha të kërkojë të rikthehet në krye të PD, por Basha duhet të bëjë një hap pas për t’i lënë rrugën një zgjidhjeje tjetër. Kjo do të thotë që Basha të japë dorëheqjen, t’i hap rrugën një lidershipi tjetër, në të kundërt partia do të futet në llogore.

Demokratët nuk kanë nevojë fare të shohin se kush do të fitojë, Basha apo Berisha, por duan të bëjnë opozitë me një PD thellësisht ndryshe, me njerëz tjerë, më kauza të reja politike. Këtë presin edhe shqiptarët sot.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVIDI NË KOSOVË/ 19 të vdekur dhe 279 raste të reja
Previous article E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manovra me kosto zero, lëvizja e Paratici-t që frikësojnë Juventus-in

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT