• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NËNA DHE VËLLAI ISHIN…”/ Zbardhet letra e 31-vjeçarit që vrau Sabrina Bengajn: Pas burgut e takova, donim të ribashkoheshin
Home
Breaking News

“NËNA DHE VËLLAI ISHIN…”/ Zbardhet letra e 31-vjeçarit që vrau Sabrina Bengajn: Pas burgut e takova, donim të ribashkoheshin

17 September, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tetë ditë pas arrestimit, autori i dyshuar i vrasjes së 23-vjeçares Sabrina Bengaj ka publikuar një letër me shkrim dore, duke fajësuar babanë e viktimës si shkaktar të ngjarjes së rëndë. Ndërsa ka pranuar krimin para togave të zeza, Metaj thotë nëpërmjet letrës, variantin e tij mbi ngjarjen e rëndë.

Nëpërmjet letrës së publikuar nga avokati mbrojtës, Kujtim Çakrani, i caktuar kryesisht nga gjykata, Metaj deklaron se pasi doli nga Spitali i Burgut të Zaharisë ka pasur takime dhe komunikime të afërta dhe intensive me ish-gruan e tij. Ndërsa tregon se për këtë ribashkim të tyre ka qenë në dijeni edhe familja e vajzës, me përjashtim të babait të saj, nga i cili çifti fshihej.

Sipas letrës, ka qenë babai i Sabrinës, Partizan Bengaj, ai që e ka kërcënuar vazhdimisht atë, pasi ka marrë vesh se dy të rinjtë, prindër të një vajze 3-vjeçare, janë rilidhur sërish. Në letrën e siguruar nga gazeta, 31-vjeçari pretendon se kishte gati dy javë që ish-vjehrri e kërcënonte.

AKUZAT PËR “TRADHTI”

Ajo që u bë shkak për ndarjen midis çiftit, sipas dokumenteve gjyqësore, kanë qenë dyshimet për tradhti nga ana e 31-vjeçarit dhe tri ditë pasi viktima pa mesazhet dhe fotot në celular në shtator të vitit të kaluar, shkoi te prindërit e saj, duke vazhduar më pas me procedurat e divorcit. Në letrën e publikuar nga autori i dyshuar i krimit, ka edhe një deklaratë kontradiktore, pasi në njërën anë thotë se do të ribashkohej me gruan dhe në anën tjetër thotë se ajo i kishte thënë se kishte të dashur tjetër dhe madje e kishte parë duke komunikuar në “Skype”.

LETRA E PLOTË E ETON METAJT:

“Unë, Elton Meta, me anë të avokatit Kujtim Çakrani dua të sqaroj opinionin publik se çfarë ka ndodhur për sa i përket veprimit tim. Jam liruar nga Spitali i Zaharisë më datë 26 korrik, një ditë më pas jam takuar me ish-bashkëshorten time. Më datë 1 gusht Sabrina merr leje nga puna dhe kemi ndenjur bashkë, kemi kryer marrëdhënie seksuale. E shoqëroja në punë, por gjithmonë ruhej nga babai i saj që të mos e kuptonte se ne i kishim rregulluar muhabetet. Mamaja, vëllai dhe kunata e saj ishin në dijeni të bashkimit tonë. Kur u ktheva nga Greqia, pashë që gjërat kishin ndryshuar. Ishvjehrri filloi me kërcënimet. Duke e njohur atë i mora seriozisht. Kam shkuar në Polici dhe oficeri i policisë, Eugeni, më tha se nuk ka kohë, hajde pas 2-3 ditësh. Sabrina më tha se babai e ka marrë vesh dhe do të na zhdukte të dyve.

Ishvjehrri më shkroi sërish në ‘Messenger’ dhe më la takim e më tha ‘do të të zhduk’. Kam telefonuar z. Tonin Vocaj ku kam kërkuar ndihmë. Tonin Vocaj më dha numrin e Drejtorit të Policisë, më tha Alfred e quajnë, mbiemrin nuk ia tha dhe më tha të kërkoj aty ndihmë. Kam shkuar te Drejtoria e Policisë për ta takuar. Shkova përsëri te zyra e avokatit për të kërkuar ndihmë. Avokatja që ndodhej në zyrë më tha “shko në komisariat dhe bëj kallëzim”. Ndërkohë komunikoja me ish-bashkëshorten dhe më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do të takohesh, sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q* robt ty dhe familjes tënde. Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti, pasi kishim ndërmend të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në ‘Messenger’, duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij, duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë, duke parë kushtet e një gjendjeje emocionale të rënduar, kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit. Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylli telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata, e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish-bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë, ajo më kërkoi të dilnim në oborr, duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë, në atë moment, pa asnjë dëshirë për ta ekzekutuar, sepse konfliktin e kisha me babanë, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie, shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËBIMI I BERISHËS/ Meta ironizon Bashën: Doktori është si vera, aq më shumë që koha kalon ai...
Previous article "NUK JAM SUPERMENI"/ Ibra heq dorë nga Juve, rrezikon një dëmtim të gjatë

s.autor

Postime të ngjashme

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak Aktualitet

BABË E BIR U EKZEKUTUAN NË PRITË/ Flet i mbijetuari i atentatit në Dukagjin: Eca 2 km duke kulluar gjak

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime Aktualitet

GJENDET KOKAINË NË BURGUN 313/ Ishte fshehur në ushqime

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë Aktualitet

FLUKS NË DALJE NË PORTIN E DURRËSIT/ Mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT