Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se cilat do të jenë hapat e tij të radhës. I pyetur se çfarë do të bëjë për të rrëzuar Lulzim Bashësn, Berisha tha se fillimisht do të mblidhen 1500 firmat e Këshillit Kombëtar të PD-së.
Berisha tregoi se më pas do t’i kërkojë Kuvendit Kombëtar që të bëjë Referendum për vendimin e marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Së pari, kjo “Foltore” ka për qëllim ndërgjegjësimin e ccdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimit të tij. Do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar. Do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar të vendosë që për vendimin që mori, të shprehet çdo anëtar i PD-së me Referendum në gjithë Shqipërinë”, tha Berisha.


