• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRJASHTIMI/ Rikthimi i Berishës në PD në duart e Flutura Açkës, drejton “gjykatën e partisë” që shqyrton vendimet e Bashës për…
Home
Politikë

PËRJASHTIMI/ Rikthimi i Berishës në PD në duart e Flutura Açkës, drejton “gjykatën e partisë” që shqyrton vendimet e Bashës për…

16 September, 2021 F.autor Politikë

Krahas aksionit për rrëzimin e Lulzim Bashës, Sali Berisha kërkon përmes kryesisë së FRPD-së, zhvillimin e një referendumi në parti, me qëllim për rrëzimin e vendimit individual të Bashës, për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar demokrat dhe rrjedhimisht nga partia. Por, statuti i Partisë Demokratike në fuqi nuk e njeh procesin e referendumit në parti.

Statut i PD-së parashikon dhe dikton ndjekjen e një tjetër rruge, për të rrëzuar një vendim për përjashtimin e një anëtari nga partia, në rastin konkret të Sali Berishës. Është Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës organi përgjegjës në PD, i cili mund të rikthejë Berishën në PD dhe grupin parlamentar, duke rrëzuar vendimin e përjashtimit, ndonëse deri më sot nuk ka një vendim të firmosur nga Basha, por vetëm një komunikim verbal të tij, ku deklaroi distancimin nga Berisha.

Neni 54 i statutit të PD parashikon që Komisioni i Apelimit shqyrton ankesat nga anëtarët të PD kundër masave disiplinore të marra ndaj tyre. Pra, ky Komision i veçantë, që funksionon si gjykata e partisë, mund të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të Bashës për përjashtimit e Berishës, por vetëm nëse Berisha e kërkon dokumentin e përjashtimit dhe e bën ankim në Komision. Gjithashtu, vendimi i përjashtimit duhet të shqyrtohet fillimisht nga Kryesia e PD-së.

Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës në PD kryesohet nga deputetja, Flutura Açka, e zgjedhur në këtë funksion disa javë më parë nga Këshilli Kombëtar i PD-së. Zonja Açka është propozuar nga Lulzim Basha në këtë funksion. Ky funksion më parë është drejtuar nga Halim Kosova.

Komisioni i Apelimit në PD përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët duhet të zgjidhen nga Këshilli Kombëtar. Por, prej vitesh, Këshilli ka zgjedhur vetëm kryetarin e këtij Komisioni, i cili deri më sot ka mbetur vetëm një organ në letër. Nëse Berisha vendos të ndjekës rrugën e apelimit, siç edhe e parashikon statuti, Flutura Açka duhet të marrë në shqyrtim ankesën dhe të zhvillojë një proces, të ngjashëm me një shqyrtim gjyqësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET DAJANA SHABANI/ Zbulohet emisioni dhe ekrani ku do ta shohim (FOTO+VIDEO)
Previous article NDRYSHE NGA TË TJERËT/ Ish-konkurrentja e "Për'puthen" do të botojë libër (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota Breaking News

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT