• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PASOJAT E AKSIONIT TË BERISHËS/ Basha mund t’i heqë teserën e partisë pas përjashtimit nga grupi. STATUTI…
Home
Politikë

PASOJAT E AKSIONIT TË BERISHËS/ Basha mund t’i heqë teserën e partisë pas përjashtimit nga grupi. STATUTI…

15 September, 2021 F.autor Politikë

Sali Berisha do të nisë këtë të enjte aksionin politik në bazën e Partisë Demokratike me synimin e shpallur për të rrëzuar Lulzim Bashën, të cilin e akuzon për dorëzim të sovranitetit të partisë tek amerikanët, për bashkëpunim me Edi Ramën dhe Sorosin kundër tij, për përdorimin e partisë për interesa personale, shkeljen e statusit, për pesë humbje radhazi etj.

Aksioni i Berishës vjen si lëvizje hakmarrëse ndaj Lulzim Bashës, pas vendimit të personalizuar të këtij të fundit, i cili përjashtoi Berishën nga grupi i PD-së në limitet kohore të skadimit të ultimatumit të SHBA. Për të mundësuar shkarkimin e Bashës, Berisha duhet të sigurojë më shumë se sa gjysmën e Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar të PD-së.

Por, aksioni i Berishës për shkarkimin e Bashës mund të përfundojë me një përjashtim përfundimtar dhe çregjistrim të Sali Berishës nga regjistri i anëtarësisë së Partisë Demokratike, pasi kjo lëvizje është në kundërshtim me statutin e partisë.

Që pas ardhjes në krye të PD në vitin 2013 me ‘bekimin’ e Berishës, Lulzim Basha ka ndryshuar tre herë statusin e Partisë Demokratike,duke fuqizuar gradualisht pozitat e tij në krye të PD-së, duke shtuar kompetenca speciale dhe mbyllur hapësirat për rebelime në parti kundër tij.

Edhe pse rrallëkush mund ta kishe menduar një luftë mes Berishës dhe Bashës për të kontrolluar PD-në, Basha duket se i ka marrë masat me kohë për këtë ditë. Sot Basha është i ‘blinduar’ nga ana statutore dhe kontrolli i strukturave të partisë.

Gjatë ndryshimeve të statutit, Basha ka përfshirë një pikë të veçantë, duke i dhënë vetes fuqi, për të përjashtuar çdo anëtar, edhe pa mbledhur strukturat, në raste emergjente dhe kur anëtari shkel disiplinën e brendshme. Bëhet fjalë për pikën 5 të nenit 27 të statutit të PD-së, e cila parashikon se “Në raste urgjente, dhe veçanërisht në fushata elektorale, kryetari i Partisë mund të ushtrojë pushtetin e sanksioneve statutore”.

Ndërkaq, sa i takon disiplinës së brendshme, anëtarët e PD-së ndalohen rreptësisht që të ndërmarrin veprime, të cilat dëmtojnë Partinë Demokratike. Pika 2 e nenit 13 të statutit të ri të Partisë Demokratik, parashikon që “Çdo vlerësim apo nismë personale e anëtarit të partisë, e shprehur nën këtë cilësi, duhet të jetë në përputhje me Statutin dhe Programin e PDSH-së. Anëtarët e PDSH-së veçanërisht shmangin çdo mënyrë, veprim apo neglizhencë që dëmton interesat elektorale apo politike të PDSH-së”.

Me nisjen e lëvizjes nga ana e Berishës duke përçarë partinë dhe për të rrëzuar Bashën, këtij të fundit i lind e drejtat të zbatojë nenin e statutit të PD-së për disiplinën e brendshme, duke përjashtuar përfundimisht Berishën si anëtarë i PD-së. Një vendim i tillë i mundshëm sjellë si rrjedhojë çregjistrimin e Berishës nga regjistri i anëtarësisë dhe bërjen të pavlefshme të teserës së partisë./shqiptarja.com-A.Doçi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRYQËZON LUKAKUN PËR LARGIMIN NGA INTER/ Ish-sulmuesi Milito: Dha premtime që s’i mbajti, tifozët janë të...
Previous article MANCHESTER CITY-LEIPZIG/ Guardiola i beson treshes së sulmit Mahrez, Torres dhe Grealish (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë Politikë

MBYLLET SEANCA/ Deputetët largohen nga Parlamenti, protestuesit gjuajnë me vezë efektivët e policisë

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota Breaking News

KUVENDI JEP DRITËN JESHILE/ Klodiana Spahiu zgjidhet ministre e Shëndetësisë me 79 vota

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT