• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E FUNDIT/ BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë!
Home
Sociale

E FUNDIT/ BE njeh Certifikatën e Vaksinimit të Shqipërisë!

15 September, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Duke nisur nga dita e sotme Bashkimi Evropian njeh Certifikatat e Vaksinimit kundër COVID-19 të lëshuar nga Shqipëria. Një deklaratë e cila ishte paralajmëruar disa ditë më parë edhe nga kryeministri Edi Rama.

Një vendim i cili ndikon drejtpërdrejt në heqjen e pengesave të shqiptarëve për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së pa patur nevojën e një testi anti-COVID.

Së bashku me njohjen e Certifikatës së lëshuara nga autoritetet shëndetësore shqiptare njihet edhe ajo nga Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Marok dhe Panama . Vendimi i Komisionit Evropian i konsideron Pasaportat e vaksinimit në këto vende me vlerë të njëjtë me Green Passport të lëshuar nga autoritetet evropiane.

Për pasojë të shtatë vendet dhe territoret do të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE -së për COVID. Në të njëjtën kohë edhe vendet dhe territoret kanë rënë dakord të pranojnë Certifikatën dixhitale COVID të BE për udhëtime nga BE në vendet e tyre.

Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders, tha se gjatë kësaj vere qytetarët kanë qënë në gjendje të udhëtojnë të sigurt falë Certifikatës dixhitale COVID.  B deri tani 27 vendet anëtare të BE-së janë pjesë e Green Passport po ashtu edhe 15 vende jo anëtare të unionit.

Pasaporta e vaksinimit është e vlefshme për të gjitha vaksinat e njohura nga Agjencia Evropiane e Barnave. Në Shqipëri miratimin e EMA-s e kanë dy vaksina ajo e Astrazenneca dhe Pfizer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-kampioni i botës sfidon Fury: Jam i vetmi që di sekretet e tij
Previous article AFATET DHE PROCEDURAT/ Hapen aplikimet për 500 vende për “Patrullë të përgjithshme”

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT